Borxhi ndaj FMN-në/ Nga viti ’92, viti 2016 mban peshën më të madhe

borxhi

Ekonomia shqiptare, edhe pse kanë kaluar 25 vjet kalimi nga centralizimi, në treg të hapur, përsëri mbetet e brishtë. Roli i institucioneve financiare ndërkombëtare ka qënë mjaft prezent dhe i ndjeshëm gjatë kesaj periudhe. Sipas të dhënave zyrtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar, borxhi i Shqipërisë ndaj këtij institucioni ka ardhur në rritje, thuajse 25 fishuar nga viti 1992 deri në vitin që sapo mbyllëm 2016.

Kështu në vitin 1992 vlera e borxhit që vendi ynë i kishte  FMN, llogariten në vlerën e 9.6 milion eurove, ndërsa  në vitin 2016  shënoi dhe  vlerën më të lartë prej 241.4 milion euro. Marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me FMN  në vite kanë patur ulje- ngritjet e veta. Deri në vitin 2005  ky institucion ka patur nje rol  monitorues për financat  dhe politikat publike të ndërmarra nga qeveria  e asaj kohe.

Pas ardhjes në pushtet të qeverisë “Berisha” ky rol ndryshoi duke kaluar thjesht këshillues i politikave ekonomike, dhe jo monitorues. Por ndryshimi i pushtetit në 2013,  ku qeveria deklaroi se financat publike ishin në  një situatë tepër të vështirë,  e detyroi ekzekutivin të  firmoste një marrëveshje të re me FMN.

Kjo marrëveshje shënoi dhe  vlerën më të madhe  që ky institucion i kishte dhenë borxh Shqipërisë në vite. Kjo marrëveshje përfshinte  kredinë prej 330 milion euro, e cila do të disbusohej në 3 vite, sipas parametrave dhe ecurisë së treguesve ekonomiko-financiar të vendit. Me ketë marrëdhënie të re qeveria shqiptare  hyri në një “dietë” të shpenzimeve publike, si dhe nje ndryshim  të sistemit të taksimit. Kjo ishte dhe “porosia apo kushti ”  i FMN për financat publike.

Fondet e marra nga FMN qeveria do ti përdorte për  shlyerjen e detyrimeve të prapambetura më një vlere prej 72 miliardë lekë, si dhe rimëkëmbjen e financave publike. Në një kohë kur tashmë kemi ardhur në “aktin e fundit” të kësaj marrëveshje, pritet dhe lëvrimi i këstit të fundit të kësaj kredie apo borxhi, që kap dhe vlerën më të lartë ndër vite.

Vetë përfaqësuesit  e FMN-së, janë shprehur, se pas përfundimit të marrëveshjes aktuale në shkurt,  kjo marrëveshje nuk do të kalojë  në Artikullin 4. Kështu  asistenca e FMN në menaxhimin e financave publike dhe të ardhurave do të vazhdojë, por kushtet dhe kërkesat e marrëveshjes së re do të përcaktohen nga qeveria që do të dalë pas zgjedhjeve të qershorit. /scan

 

SHKARKO APP