Convalaria Japonica dhe Vetingu

Në përpjekjen e parë për të marrë konsensusin parlamentar, reforma në drejtësi, u tejkaluan parashikimet e pritshme për të marrë konsensusin parlamentar me një votim të plotë prej 140 votash pro…

Nga Kastriot Kotoni

Është një lloj bari(bimë dekorative), i cili e hijeshon shumë ambjentin përreth, por në rast se e korr ai prishet, zverdhet e vyshket në më pak se një orë. Informacionin e mora ndërsa bisedoja me një mikun tim Italian, Profesor në Universitetin e San Remos, i cili ndodhej në Shqipëri si në vendin e bashkëshortes së tij shqiptare. Ai kërkonte me këmbëngulje këtë lloj bari, pasi kishte informacion se në fidanishtet tona gjendej masivisht. Më ndihu fati të kaloja pranë një vile në Rrugën “Islam Alla”, në vilën më të bukur në këtë rrugë ishte mbjellë ky bar, convalaria japonica. Italiani si në një telepati gati sa nuk thërriti “ja ky është bari për të cilin po flisja” dhe morëm rrugën për tek një dyqan lulesh po në atë zonë. Porositëm rreth 50 fidanë dhe filluam të komentonim këtë lloj bime. Profesori e krahasonte këtë bar dekorativ me fenomenin e korrupsionit dhe paligjshmërisë në cdo vend të botës, por mbi të gjitha në Itali dhe Shqipëri.

Në vijim të konkluzioneve edhe ligji i Vetingut i ngrirë nga Gjykata Kushtetuese edhe referendumi që pritej të ndodhte në Itali ishin kryefjala e çdo dite mes nesh. Në përpjekjen e parë për të marrë konsensusin parlamentar, reforma në drejtësi, u tejkaluan parashikimet e pritshme për të marrë konsensusin parlamentar me një votim të plotë prej 140 votash pro. Konsensusi politik kish kaluar ylberin. Na mahniti me vullnetin e tij, si në asnjë vend tjetër të Ballkanit Perëndimor. E shtrënguam fort këtë fitore, si shoqëri dhe rritëm shpresat drejt integrimit europian kaluam fluturimthi edhe keqkuptimin e termit veting me termin shkarkime politike ose spastrime politike. Ky vullnet politik e kjo dëshirë për të reformuar institucionet në shoqërinë tonë që po vuan nga tranzicioni pa mbarim, do të krijojë një stabilitet e qëndrueshmëri duke kthyer besimin e publikut tek drejtësia në Shqipëri. Si gurë asteroidë që bien nga qielli për të ndalur reformën në drejtësi, si grupet e interesit dhe pjesë të partive politike pati e do të ketë akoma, pyetja është po kush e ka rradhën? Duke parë vendet si Bosnja, Kroacia edhe Serbia, në të cilat ende nuk kanë kryer proceset e vetingut në mënyrë rrënjësore, për shkak të pengesave nga më të ndryshmet të grupeve të interesit dhe partive. Konteksti historik dhe politik i këtyre vendeve, të cilat kanë patur konflikte etnike është krejt i veçantë dhe Shqipëria është më e favorizuar për të kryer një proces vetingu me akte juridike të sakta e bazuar në standartet e kushtetutave ndërkombëtare. Vetingu do të ketë mekanizma institucionalë për integritetin dhe përshtatshmërinë e individëve që do të shërbejnë në institucionet publike. Ky kontroll provizor(vetingu) do të kryhet për identifikimin e individëve që janë tashmë në institucione dhe do të shërbejë edhe për kandidatët e rinj që do të ftohen në shërbimin publik. Vetingu do të ofrojë procedura të sakta ligjore duke parë kriterin e vlerësimit të individit me përgjegjësinë e tij individuale dhe jo kolektive. A do të ketë ndikim pozitiv vetingu në funksionimin e përgjithshëm të intitucioneve publike, padyshim që po, nëse zbatohet me kuadrin dhe njerëzit e duhur, por mbi të gjitha po të ekzistojë vullneti politik. Rezultatet e vetingut do të reformojnë edhe institucionet e tjera duke rekrutuar në punë njerëzit sipas meritokracisë dhe të qëndrojë sa më larg ndërhyrjeve politike. Ne për fat, si Shqipëri kemi tashmë modele nga bota. Në vende si Hungaria, Cekia, Polonia vetingu është shtrirë në administratën publike( ligji lustracionit shtrihet tek profesorë, gjyqtarë, prokurorë, gjeneralë, presidentë, ministra e deri në administratë të universitetit e akademi). Banka e të dhënave të sakta e të besueshmë për cdo individ do ta bënte të suksesshëm procesin e vetingut. Pjesëmarrja e publikut për dhënien e informacionit është një formë demokratike e cila rrit verifikimin e integritetit të nëpunësit publikë. Në kushtet e Shqipërisë ndryshë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rezistenca ndaj reformave institucionale ka qenë edhe më e madhe, sepse grup-individët edhe grupet e interesit që rrezikonin humbjen e pushtetit dhe privilegjet që gëzonin, kanë qenë në kushte të tjera politike e rrethana krejt të ndryshme historike. Shkurt, jemi më të favorizuar për ta kaluar këtë ligj dhe prej faktorit të jashtëm politik. Nuk ka të ngjarë që të ngazëllehemi qysh në ditët e para të procesit të vetingut. Ky process kërkon kohën e vet, që duke e krahasuar me kohën që ky proces ka marrë në Bosnjë, Kroaci e Serbi janë të paktën 4-5 vjet, gjithmonë në kushtet e rrethanat e tyre. Duhen parashikuar skenarë dhe strategji të frytshme në mënyrë që vetingu të bëhet një herë e përgjithmonë e të jetë i qëndrueshëm dhe i padiskutueshëm nga askush. Ligji i vetingut duhet të sigurojë procedura të mbyllura dhe garanci për individin, ndryshe do të dështojë si në Serbi, sepse shpesh procedurat u bënë publike dhe u përdorën informacionet dhe të dhënat politikisht dhe procesi humbi seriozitetin. Ligji i vetingut duhet të shërbejë si një mekanizëm i drejtësisë për të reformuar institucionin që kanë kryer shkelje. Vetingu nuk kërkon përgjegjësi kolektive, por individuale për gjithsecilin nëpunës publik që ka kryer shkelje flagrante të ligjit. A do të përfitojë shoqëria dhe institucione të tjera nga ligji i vetingut? Pa dyshim që po. Do të çlirojë shoqërinë emocionalisht, do të pajtojë ose do të kthejë besimin ndaj institucioneve e do të sjellë paqen, por dhe do ta bëjë me reflektuese e më racionale në pritshmërinë e rezultateve duke bërë llogari si për burimet njerëzore dhe për ato financiare.

Tërheqja apo afrimi ndaj ligjit të vetingut varet nga konceptimi për procedurat e vetingut të cilat do të duhet të jenë të sakta, serioze e jo të dyzuara.

Bari kovalaria japonica kur e shikon nëpër vila apo hapësira të gjelbërta të bën të mendohesh se edhe me ligjin e vetingut nuk do të mbyllen shtigjet e korrupsionit, por fundja e kemi në dorë të mos e mbjellim, të mos e stimulojmë këtë bar dekorativ i përjashtuar nga proceset natyrore. Rikthimi tek biseda me mikun tim Italian, i cili kishte merakun e vendit të tij para referendumit dhe e ndjente shkarjen e Italisë drejt daljes nga BE. Ndërsa unë i mbushja mendjen dhëndrit italian që e kish shkelur Shqipërinë qysh në vitin 1991, kur kishte vetëm një dyqan valute, se në rastin më të keq shqiptarët po të kryenin procesin e vetingut në mënyrë të drejtë e të besueshme do të bënin që të jetonin në Shqipëri më shumë italianë, francezë, gjermanë, etj.

SHKARKO APP