Hyn nesër në fuqi Kodi i ri Doganor, KI dhe doganat takim konsultues me biznesin
Nga nesër hyn në fuqi Kodi i ri Doganor miratuar në korrik të vitit 2014 hyn, ndërsa Sekretariati i Këshillit të Investimeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë organizuan një takim konsultativ me biznesin mbi risitë dhe avantazhet që ofron.
organizuan një takim konsultativ me biznesin mbi risitë dhe avantazhet që ofron. Takimi vjen si sugjerim i biznesit parashtruar në mbledhjen e 10-të të Këshillit të Investimeve mbi lehtësimin e procedurave doganore.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Investimeve u evidentuan reforma të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria si kanali jeshil, zhdoganimi lokal sistemi i përbashket i tranzitimit me Kosovën etj. Kodi i ri Doganor u miratua në korrik të vitit 2014 dhe hyn plotësisht në fuqi në 1 qershor 2017.
Kodi është hartuar në përputhje me direktivat e BE-së dhe ofron një sërë procedurash më të thjeshtuara për bizneset eksportuese dhe importuese me qëllim lehtësimin e tregtisë dhe nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare. Dispozita zbatuese të Kodit të ri janë përgatitur tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe hyjnë në fuqi së bashku me Kodin Doganor.
Njohja nga biznesi i mundësive dhe parashikimeve të Kodit të ri Doganor është i rëndësishëm për të përgatitur terrenin në zbatimin sa më të drejtë të praktikave doganore.
Për këtë, përfaqësues të DPD-së në takimin konsultues me biznesin prezantuan disa nga aspektet më të rëndësishme të Kodit të ri me impakt për marrëdhëniet e biznesit, me administratën doganore si deklarimet në doganë, mundësitë për aplikim për procedura të thjeshtuara, regjimet doganore, informacioni i detyrueshëm tarifor, parashikimet e masave për shkeljet e Kodit, etj.
Po ashtu, përfaqësues të biznesit kërkuan që bazë për përcaktimin e detyrimeve të jenë faturat doganore. “Meqënëse ligji parashikon përdorimin e çmimeve të referencës kur dokumentet e paraqitura nuk garantojnë besueshmëri, ata thonë se nga dogana të kërkohet ndaj subjekteve dokumentacioni shtesë i nevojshëm për të demonstruar besueshmërinë e dokumenteve të paraqitura. Të ketë transparencë të plotë ky proces si edhe procesi i caktimit dhe ndryshimit të çmimeve të referencës”, thanë ata.
Por nëndrejtore e Doganave, Mirela Meka duke pranuar faktin se çmimi i referencës do të jetë gjithmonë një shqetësim i ngritur nga biznesi tha se tashmë është krijuar database kombëtare e të dhënave të disponueshme dhe se vetëm në 11 % të rasteve aplikohet çmim reference nga 25 % që ishte vetëm pak vite më parë.
Ndërsa shqetësimit të ngritur nga biznesi për oraret e zhdoganimit për eksportuesit, Meka iu përgjigj se orari i përcaktuar është edhe në varësi të doganave homologe.
Komuniteti i biznesit referoi disa shqetësime mbi procedurat doganore të ngritura edhe në Këshillin e Investimeve që lidhen kryesisht me zbatimin e të dhënave të disponueshme për përcaktimin e vlerës doganore, numrin e lartë të kontrolleve, paraqitjen fizike të një sërë dokumenteve në doganë, ndryshimet e klasifikimit tarifor të mallrave, trajtim i ankimimeve administrative në DPD, etj.
Në takim u mgrit nevoja për kontakte dhe konsultime periodike dhe të institucionalizuara administrative dogana- komunitet biznesi për të forcuar partnershipin dhe bashkëpunimin për një tregti të sigurt, të hapur dhe të drejtë.