I del kundër ministrit të saj, Qato: Administrata në fushatë

Mospërdorimi i administratës publike në fushatë ishte një nga pikat e paktit Rama-Basha. Kështu, mjaft institucione janë kujdesur të lëshojnë urdhra të veçantë për të ndaluar pjesëmarrjen e administratës në mbështetje të kandidatëve dhe partive të 25 qershorit.

 URDHRI I SONILA QATOS

Për Zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.473, datë 01.06.2017 për “Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore,

financiare dhe logjistike të administratës Shtetëror, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.

Në zbatim të ligjit nr.133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”; VKM-së nr.221, datë 23.03.2016 për “Mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”, si dhe të VKM-së nr.473, datë 01.06.2017 për “Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në kuvendin e shqipërisë për vitin 2017”,

URDHËROJ:
Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të ATP-së, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017, duke ndjekur dhe zbatuar aktet ligjore e nënligjore, punonjësit e ATP kanë të drejtat dhe detyrimet, si më poshtë:
– Punonjësve të ATP, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet moscënimi i të drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese, për të shprehur fjalën e lirë dhe për të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, të përcaktuara me dispozita të veçanta të legjislacionit në fuqi, që rregullojnë dhe janë të vlefshme gjatë këtij procesi zgjedhor.

– Punonjësit e ATP-së, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucionit, ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

– Punonjësi i ATP-së ka të drejtë të angazhohet si komisioner zgjedhor, në përbërje të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, pasi të ketë njoftuar paraprakisht me shkrim eprorin direkt dhe njësinë e personelit për këtë veprimtari dhe të ketë marrë lejen me shkrim nga eprori direkt. Angazhimi si komisioner nuk duhet të ndikojë në përmbushjen e detyrave funksionale që punjoësi kryen.

– Punonjësi ATP-së, gjatë orarit zyrtar të punës dhe brenda mjediseve të institucionit, i ndalohet çdo lloj pjesëmarrjeje në veprimtari politike apo fushatë zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

– Punonjësit e ATP-së, gjatë pjesëmarrjes në veprimtari, në kuptim të nenit 37, të ligjit nr.152/2013, të ndryshuar, i ndalohet:

të bëjë fushatë për një subjekt zgjedhor;
të manifestojë me pankarta, parrulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht;
të jetë protagonist në aktivitetet/veprimtaritë politike.
Punonjësit të ATP-së i ndalohet të përdorë të mirat publike, funksionin ose veprimtarinë shtetërore ose burimet financiare a njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje.
Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse të marrë masat menjëherë për përgatitjen e një urdhri për “Ngritjen e grupit të punës për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të ATP-së, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, të cilët duhet të kenë për detyrë:
– monitorimin dhe garantimin e zbatimit të detyrimeve ligjore, për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore të veprimtarisë së tyre institucionale, mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës shtetërore, si dhe të burimeve njerëzore të ATP-së, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 25 qershor 2017.

– të kontrollojnë në mënyrë periodike veprimtarinë e nëpunësve nën varësinë e tyre, me qëllim shmangien dhe parandalimin e nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.

– të verifikojë dhe analizojnë të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me përdorimin e mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, si dhe mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë institucionale, gjatë periudhës përpara fillimit dhe gjatë fushatës zgjedhore, në funksion të evidentimit të përdorimit ose jo të tyre për qëllime elektorale.

– të monitorojë zbatimit e detyrimeve që rrjedhin nga VKM-ja nr.473, datë 01.06.2017, për të garantuar mospërdorimin e:

burimeve njerëzore të institucionit në funksion të veprimtarisë së fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje, në zbatim të nenit 14, të ligjit nr.9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
fondeve të institucionit për veprimtaritë e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje;
mjeteve dhe materialeve në inventar të institucionit për veprimtaritë e fushatës zgjedhore të subjekteve zgjedhore, të regjistruara për këto zgjedhje;
zhvillimit të fushatës zgjedhore në ATP apo realizimit të propagandës politike në ATP;
veprimtarisë shtetërore për të favorizuar subjekte të caktuara zgjedhore;
detyruar, në fushatë zgjedhore, të administratës së institucionit brenda ose jashtë orarit të punës.

SHKARKO APP