Këto reçipeta identifikojnë kancerin e gjirit

Një 18-vjeçar nga Meksika ka krijuar një palë reçipeta që njohin shenjat e kancerit të gjirit në fazat e hershme të shfaqjes së saj, duke bërë të mundur një shërim të plotë prej kësaj sëmundjeje dhe shpëtimin e jetës së miliona grave në botë.

Reçipetat vetëeksploruese të shpikura nga studenti Julian Rios Cantu quhen EVA dhe përmbajnë 200 sensorë që kanë aftësinë të identifikojë shenjat e hershme të kancerit të gjirit.

200 biosensorët në këto reçipetë krijojnë një hartë të sipërfaqes së gjoksit dhe dallojnë ndryshimet në temperaturë apo përmasë, që thuhet se janë shumë më të saktë se vetë ekzaminimi.

Një rritje në formë, në përmasë apo temperaturë do të thotë më shumë qarkullim gjaku, çka reflekton se enët e gjakut po konsumojnë diçka, një shenjë e disa llojeve të kancerit.

18-vjeçari është frymëzuar nga nëna e tij, të cilës iu desh t’i nënshtrohej mastektomisë së dyfishtë pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit.

Reçipetat mund të vishen vetëm për një orë në javë duke mos ndikuar aspak në rutinën e përditshme të grave dhe kjo kohë i mjafton reçipetave autoekzaminuese për të kuptuar ndryshimet që mund të pësojë gjoksi.

Qindra mijëra femra diagnostikohen me kancer gjiri në vende të ndryshme të botës dhe fataliteti në rastin e tyre mund të shmanget në një përqindje shumë të madhe pas një ekzaminimi të hershëm.

Kompania ‘Higia Technologies’, që 18-vjeçari Julian Rios Cantu me disa miq të tij krijuan me qëllim rritjen e cilësisë së jetës së femrave, fitoi çmimin e Global Student Enterprenuer Awards.

SHKARKO APP