Paketa fiskale 2018, nga 1 janari për 70 lloje mallrash tarifa doganore bëhet zero! Përfitojnë produktet e teknologjisë (LISTA E PLOTË)

Nga 1 janari i vitit 2018, 70 lloje mallrash do të mund të importohen në Shqipëri pa detyrimin e pagimit të tarifës doganore. Në paketën e re fiskale, të siguruar nga gazetarja e SCAN Violeta Shqalsi. është parashikuar reduktimi i disa tarifave doganore të aplikuara në import të cilat kanë të bëjnë me produktet që përdoren në fushën e teknologjisë së informacionit.

Nga 2% që ishte tarifa doganore, me nismën e re ajo bëhet 0%.

“Shqipëria është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë nga shtatori i vitit 2000 dhe politika tregtare ndjek parimet dhe rregullat e kësaj organizate. Shqipëria ndjek të gjitha zhvillimet në OBT dhe përditëson në mënyrë periodike legjislacionin e saj në përputhje me rregullat e përcaktuara nga kjo organizatë. Një nga marrëveshjet e OBT-së, në të cilat Shqipëria është palë nga çasti i anëtarësimit është edhe ajo e Teknologjisë së Informacionit (ITA), bazuar në ligjin Nr.8648, datë 28.7.2000, “Për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Marrëveshjen e Marrakeshit, që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë”. Sipas marrëveshjes ITA për produktet që përdoren në teknologjinë e informacionit vendet anëtare të kësaj marrëveshje nuk aplikojnë tarifa doganore në import. Në kuadër të negociatave të axhendës së DOHA për Zhvillim, vendet e zhvilluara anëtare të OBT-së kanë propozuar rishikimin e listës së produkteve të Marrëveshjes së Teknologjisë së Informacionit me objektiv zgjerimin e saj” shkruhet në relacionin e projektligjit.

Me qëllim përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga nënshkrimi i marrëveshjeve të sipërcituara, në këtë projektligj janë reflektuar ndryshimet përkatëse, dhe konkretisht reduktimi i tarifave doganore për produktet e teknologjisë së informacionit që janë në funksion të marrëveshjes ITA.

Ky projektligj shoqërohet me efekte financiare negative në buxhetin e shtetit në masën rreth 59 milionë lekë.

SCAN

SHKARKO APP