Pas studimeve në Turqi, 31-vjeçarja hap fermë me 250 dhi në Shqipëri

Ka ngritur një fermë me dhi. Po, po! Është 31 vjeçe, ka përfunduar studimet për Financë-Publike në Ankara. Pas tre vitesh si e punësuar në kompani të ndryshme private ajo zgjedh të ndryshojë tërësisht drejtim duke kaluar nga profesioni i financieres në atë të themelueses dhe drejtueses së një ferme me 250 kokë dhi. Rruga për të nuk ka qenë e thjeshtë. Nëse shumë bashkëmoshatare të sajat e kalojnë ditën mesa kafeneve apo duke diskutuar për mundësit e pakta të punës, Ejona, e shtynë ditën mes dhive, duke i ushqyer dhe mjel ato. Edhe pse kur ishte e vogël mund t’i kenë thirrur “dhi” me përkëdheli, ajo kurrë nuk e kishte menduar që një ditë dot kishte një fermë të veten më këtë kafshë. 31-vjeçarja ka lindur në Tiranë, por fermën e saj e ka ngritur në Durrës ku edhe jeton për momentin. I duhet të jetë pranë punës. Refuzimet shpesh të bëjnë të provosh veten dhe aftësitë e tua, kjo i ka ndodhur edhe Ejonës, e cila sot është pronarja e 250 dhive…

***

“Pas studimeve në Turqi, u ktheve në Shqipëri në 2010, sigurisht nuk gjeta punë sapo u ktheva po kam filluar të punoj si ekonomiste e thjeshtë në disa firma private derisa arrita të bëhesha zëvendëse CEO në një firmë e cila merrej me shfrytëzimin e pasurive të nëntokësore në Shqipëri. Si fillim asgjë nuk e plotësonte ambicien time, por nuk refuzova të punoja fillimisht si ndihmës ekonomiste dhe të vazhdoja të fitoja eksperiencën e duhur gjate këtyre viteve. Çdo punë e kam bërë me pasion”-tregon Ejona për Dita-n.

Por edhe Zaimaj ka kaluar nëpër një situatë të ngjashme për shumëkënd që përfundon shkollën dhe përballet me tregun e punës.

“Gjetja e një pune ishte e vështirë dhe ka qenë me raste dhe demoralizuese. Kur u ktheva fillova të punoja përsëri me prindërit kjo gjë nuk më mundonte mua po më shumë mundonte ata. E kuptueshme.

Aplikoja pa fund dhe të dërgoja Cv dhe email-e në kompani apo shoqëri që kërkonin staf dhe nuk merrja asnjë përgjigje, qoftë dhe për arsyen e refuzimit nga punëkërkuesi, në momentet e dhënies së intervistës  skualifikohesha pa ditur arsyen. Sapo ke dalë nga bankat e shkollës dhe  një nga kriteret që kërkojnë është eskeperienca, madje merr edhe përgjigje të tilla si; je shumë e kualifikuar për këtë që po aplikon. Se sigurisht unë vija me një diplomë master shkencore në Financë-Publike dhe me një mesatare të konsiderueshme nga fakulteti. Gjithsesi durim, pasi asgjë nuk është e pa mundur.”

Ejona i beson asaj shprehjes që thotë se, jo çdo kush që të refuzon, të bën keq. Në rastin konkret kanë bërë shumë mirë. Madje e kanë shtyrë këtë vajzë të kërkojë më tepër nga vetja. Madje të ndërtoj diçka të sajën. Një punë, të cilën e menaxhon vetë.

“Pas 4 vjetësh punë, firma ku punoja filloj të tërhiqte investimet e saj nga Shqipëria dhe unë do ngelesha prape pa punë. Ishte momente ku duhet të bëja prapë një zgjidhje, ishte momenti ku kisha shumë kohë të lirë dhe nuk doja më të filloja aplikimet dhe të njëjtin rrugëtim që kisha bërë vite më parë. Shkaku ishte një lajmërim në gazetë mbi subvencionet që shteti shqiptar jepte në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Kështu që duke pasur dhe një mbështetje të konsiderueshme nga grandet e qeverisë, të Ministrisë së Bujqësisë pse jo mos merrja një sipërmarrje të tillë. Ishte koha e duhej”.

Ndoshta do ishte me e përshtatshme dhe e modës për një vajzë të re që të hapte një…linjë kozmetike, por jo, Ejona zgjodhi… dhinë

Por ka nj arsye se përse e u pleks pas kësaj kafshe, në dukej të egër, por me plot të mira për njeriun.

“Sigurisht që e ka një shpjegim. Pasi bëra një studim fizibiliteti dhe studiova ligjet e BE-së për kriteret e ndërtimit të fermave blegtorale, vizitova dhe fermat në rajon u njoha me faktin që Shqipëria në rajon, për vetë klimën e saj, është konkurruese në blegtori me dhi. Ne kemi diku racat tona autoktone të dhive më tepër se në vendet fqinje. Gjithashtu dhe orientimi i tregut ishte kërkesa që kishin konsumatorët për nënproduktet e qumështit të dhisë. Kjo ishte arsyeja përse dhia”.

Përfitimet prej saj janë të shumta. Nuk mund të pretendosh që t’ia marrësh frytet që vitin e parë, por e ardhmja duket e begat

“Përfitimet? Në aspektin ekonomik: qumështin, gjalpin, djathin, plehun, kecat të cilat sjellin një të ardhur të konsiderueshme, megjithëse si vitin e parë si çdo biznes dhe ky ka vështirësitë e tij. Në aspektin social unë kam të punësuar 4 persona të cilët vijnë nga një shtresë e varfër, por janë shumë punëtorë dhe kontribuoj direkt në rritjen e mirëqenies në këto familje”.

Ferma ka një kapacitet të bollshëm prej 1800 kokë dhish, por  momentalisht ajo ka 250, dhe pretendon që në fund të 2016 t’i çoj në 350.

Ejona nuk e ka për turp të punojë në fermën e saj duke u kujdesur për dhitë.

“Merrem me mirëmbajtjen e tyre, me ushqimin e tyre. Kur ndonjë nga punëtorët ka probleme dhe nuk vjen në punë merrem dhe me mjeljen. Sigurisht me menaxhimin e fermës dhe punët administrative. Nuk është e lehtë, nuk do të demoralizohesh dhe duhet patjetër të ekonomizosh çdo gjë pasi janë gjë e gjallë që duhen të ushqehen njëlloj si ne. Tek unë alternohet puna në fermë me punën administrative”.

Dhe në fund, i kërkuam një mesazh për bashkëmoshatarët e saj që nuk e kanë gjetur ende vetën në këtë vend i cili, sipas shumë syresh ofron pak mundësi për brezin e ri.

“Ne jetojmë në Shqipëri vend i cili të ofron shumë mundësi, mjafton të guxosh dhe të realizosh ato që ti dëshiron. Gjithmonë ka një derë hapur për ty”.

SHKARKO APP