Për drejtuesit e arsimit

Përzgjedhja e kuadrit drejtues mbi bazën e kritereve të tjera si ato nepotike, partiake e pse jo edhe korruptive e servile, veçse e komprementon realizimin e reformës dhe krijon mendimin e gabuar se drejtor mund të bëhet kushdo. Edhe një që mendon, sillet, vepron dhe drejton me mentalitet e psikologji

 Nga Frak Gjoka

 Botimi i ligjit për sistemin arsimor parauniversitar për emërimin dhe largimin nga detyra të drejtorit te institucionit arsimor, po shoqërohet jo pa interes në të gjitha nivelet e arsimit tonë kombwtar. Kjo për vetë faktin se procedurat e emrim shkarkimit të një drejtori shkolle deri tani janë vendosur nga politika megjithëse Trumbetohet se shkolla jonë duhet të jetë e depolitizuar. Ka kohë që është shtruar nevoja për të pasur një drejtor efektiv, një shkollë që të përmbush kërkesat e interest e nxënësve e të komunitetit prindëror, por problemet nuk duhen parë e trajtuar thjeshtë si vendi ku përcaktohen detyra dhe nxirren përgjegjësi, por edhe si forma ku merret e jepet eksperiencë e përpaurar dhe ku ballafaqohen ide e mendime të kohës. Ka ardhur koha të kërkojmë ata drejtor shkollash që janë korrekt me veten dhe me të tjerët, që nuk njohin cmirën dhe hakmarrjen  që i shoqëron fjala e ngrohtë dhe e mençur, prapa së cilës ta ndjek vetëm mirësia dhe aspak mendimet keqëdashëse të tij. Çështë e vërteta detyra e drejtuesit të shkollës është një barrë jo e lehtë, por ka edhe nga ata që e kanë quajtur “vend punësimi” dhe për këtë arsye dhe rezultatet e shkollës, puna mësimore dhe ajo edukative janë luhatur sa për të qënë shkollë.Dihet se në shkollat tona problemet e shqetësimet janë evidente, por rezulton se sa më i interesuar të jetë mësuesi aq më pak probleme ka shkolla e tij. Deri tani organet tona te arsimit kanë synuat të zgjedhin deri diku si drejtor mësuesin më të mirë të shkollës, por shpesh kjo nuk ka qënë e mjatueshme , pasi drejtuesi i një kolektivi mësimor që e sheh veten të barabartë  me  kolegët, duhet të manifestojë  disa  cilësi  të tjera njerëzore që ta  dallojë  nga kolektivi.

Përzgjedhja e kuadrit drejtues mbi bazën e kritereve të tjera si ato nepotike, partiake e pse jo edhe korruptive e servile, veçse e komprementon realizimin e reformës dhe krijon mendimin e gabuar se drejtor mund të bëhet kushdo. Edhe një që mendon, sillet, vepron dhe drejton me mentalitet e psikologji  të viteve të  shkuara. Fatkeqësisht përgjatë viteve postkomuniste ky mekanizëm  ka  funksionuar  në  jo  pak  raste.  Pasojat  i  ka  vuajtur  shkolla  dhe  formimi i përgjithshëm i nxënësve. Natyrish edhe mësuesit, të cilët në punë e sipër janë janë përball shpesh herë jo me profesionalizmin, por me autoritetin fallco të drejtorit e mediokritetin e tij. Mospërputhja shpesh herë e vendit të punës me arsimin dhe aftësitë drejtuese, organizuese e menaxhuese të drejtorit sjell edhe çrregullime të përsonalitetit të këtij të fundit, pasi fatkeqësia më e madhe e kujdo që merr përsipër një detyrë është të ndierit e vetes inferior para kolektivit,

ku shumë syresh mund të kenë nivel arsimimi dhe shkallë kualifikimi më të pranueshme se ai që është në krye të punëve. Psikologjia e të qenurit inferior  është shkatrruese  dhe shumë stresuese për këdo. Në këte kuptim është paradoksale dhe ofrohet një shërbim i keq shkollës dhe të ardhmes së saj, kur drejtori i emruar ose “ që ka fituar” konkursin ka më pak arsim sesa kolegë të tjerë në kolektiv, që mund të mos ketë qenë asnjëherë i dallueshëm në punët e kryera, që nuk merr përsipër detyra e përgjegjësi, që nuk ka asnjë shkallë kualifikimi dhe që vazhdon të operojë e drejtojë me metoda pune të viteve të shkuara. Këtij drejtuesi i ka kaluar koha. “Meritat” e tij ai le t’i shfaq në një vend pune tjetër, por jo në arsim, në sektorin prioritar dhe shumë të ndieshëm për shoqërinë dhe të ardhmen e saj.

Një drejtor ose një individ që ëndërron të bëhet i tillë duhet të japë disi garanci në përpjekjet e tij për çuarjen përpara të reformës e shprehur kjo në plotësimin e disa kushteve, ndër të cilët po përmendim: Së pari: Të jetë i pranueshëm nga kolektivi i mësuesve dhe i nxënësve e punonjësve të tjerë, nga komuniteti ku vepron shkolla dhe mjedisi socialpedagogjik në tërësi. Të jetë së paku i arsimuar dhe i kualifikuar në nivelin e mësueve më të dalluar të shkollës, të ketë formim të nivelit  të  kënaqëshëm  profesional  dhe  të  zotërojë  njohuri  të  mjaftueshme  në  fushën  e psikologjisë dhe të pedagogjisë, të ketë aftësi menaxhuese, të cilat i përfton gjatë trainimeve dhe  përvojës  në  punë, të  dijë  të  komunikojë,  të  kërkojë  dhe  të  lëshojë  kur  e gjykon  të arsyeshme, ta njohë dhe ta zbatojë filozofinë e punës në grup, të dëgjojë, të respektojë dhe të  marrë në konsideratë, kur e vlerëson të drejtë, mendimin e të tjerëve, të mos ngelet skllav i njohurive të fituara në shkollë, por të lexojë dhe të përditësohet me teknikat dhe elementët e rinj  të  arsimit  dhe  të drejtimit  në  veçanti,  ta  pasurojë  shkallë  –  shkallë  dosjen  e  tij  me çertifikime e trainime, të jetë, sipas situatave, edhe autoritar reformues, dhe ta vërë mendimin gjithnjë në lëvizje. E gjithë puna e tij, dhe e hallkave të tjera që e mbështesin shkollën, duhet të ketë vetëm një objektiv : të rritet niveli i formimit praktik, formues dhe kritik i nxënësve duke u lënë atyre hapësirë në mësimdhënie për të diskutuat e qenë pjesëmarrës aktiv për problemet lëndore, sociale dhe edukative në tërësi.

Së dyti, një drejtues i pranueshëm duhet të ketë aftësi që të krijojë klimë pune normale në shkollë, të dijë t’i vërë në punë mësuesit me të mirë, me të butë, jo me urdhëra, të bërtitura dhe masa ndëshkimore, ndonëse edhe këto të fundit duhen për ata që abuzojnë hera – herës. Ai duhet të bëjë ç’ është e mundur që të njohë nga afër përvojën e secilit, shkallën e ndërgjegjes, sistemin e punës, tipin dhe psikologjinë, problemet shëndetësore dhe ato familjare që mund të ketë dhe të bëjë maksimumin e mundshëm për t’i zbutur ato. Me grupin e mësuesve duhet patjetër të bëjë diferencime, duke i grupuar sipas aftësisë dhe efektivitetit të tyre.

Në mësues me përvojë, që përpiqen të përqafojnë të renë në mësimdhënie, që janë të ndërgjegjësuar dhe që nuk të krijojnë kurrë probleme, që nxjerrin vazhdimisht nxënës me nivel dhe që nuk u shkon mendja të abuzojnë me marrëdhëniet shoqërore që drejtuesi ndërton me ta.Kjo kategori mësuesish duhet t’i shërbejnë shkollës dhe organeve drejtuese të arsimit si  modele të përvojës së përparuar, të shkëmbimit të eksperiencës e pse jo edhe të krijimit  të shkollave pilot për këtë qëllim. Ata përbëjnë grupin e mësuesve të suksesshëm, për të cilët është folur e shkruar shumë, por askush nuk i motivon ata as moralisht dhe as materialisht, ndonëse mundësitë dhe hapësirat ligjore, po të kërkohen, gjënden.

Në mësues që kanë mundësi të ecin, të përparojnë dhe të zhvillojnë mësim me nivel, që kanë predispozita për të formuar emër të mirë, por që janë disi neglizhues e pse jo edhe dembelë e hileqarë dhe që presin nga çasti në çast të krijojnë probleme. Ata duhen vënë në punë dhe para përgjegjësive e detyrave, por pa i paragjykuar. Nëse drejtori e shikon se fjala dhe këshilla e tij nuk bën efekte, atëherë “ shtrojeni” ate në punë. Rruga më e mirë për ta bërë këte është kontrolli sistematik, por jo i paragjykuar, lënia e detyrave dhe zbatimi i tyre.

Mësues që përpiqen të rrisin nivelin e mësimdhënies, por për arsye të ndryeshme kanë defekte. Ata duhen mbështetur e ndihmuar me dashamirësi, trainuar me kujdes dhe t’u lihet të kuptojnë në mënyrë indirekte se çdo veprim i yti, si drejtues, është me qëllim të mirë dhe ka vetëm një synim : ta bëjë këtë kategori mësuesish që të arrijnë diku afër nivelit të tjerëve.

Në mësues me pak përvojë pune në arsim dhe ata të rinj. Ata duhen ”marrë për dore”, në kuptimin më të mirë të fjalës. Ky grup duhet të jetë objekt i veçantë i punës   ndihmëse e kontrolluese, trainuese e kualifikuese të drejtorisë së shkollës. Për këtë kategori mësuesish të bëhet ç’është e mundur që ata të bëhen specialistë në kuptimin e vërtetë të fjalës për tre – katër vite pune. Nëse brënda kësaj kohe nuk bëhen të tillë, si rregull, nuk arrijnë t’ia dalin mbanë asnjëherë. Kërkesa kryesore ndaj tyre është të punuarit dhe të komunikuarit me shumë takt e durim dhe  sa më shumë e  kualifikuar. Mësues  të tillë duhen motivuar  për çdo përpjekje pozitive dhe arritje sado e vogël të jetë ajo. Interesi i së ardhmes së arsimit është që ata të futen në rrjedhën e punës dhe të garantojnë suksesin.

Së fundi, në kontroll shkohet disi i përgatitur dhe me mendimin jo vetëm për t’i mësuar të tjerët, por edhe për të mësuar prej tyre. Kush ecën me mendimin se mësuesit e formuar dhe me përvojë janë burime dijesh edhe për kontrolluesin, ai ka të drejtë të pretendojë se ka të dhëna për t’u bërë drejtues  i kualifikuar.Një  drejtues me  vizion të gjërë  nuk duhet të  jetë kurrë komandues dhe diktues, por rekomandues dhe sugjerues, nxitës i vërtetë i debatit shkencor e didaktik, psikosocial dhe pedagogjik. Vetëm kur të heqim dorë nga preferencat partiake, nepotike dhe servilizmat në punën me kuadrin në arsim dhe do të orientohemi vetëm nga “ hakmarrja “ profesionale, do të garantojmë disi realizimin me sukses të reformës dhe plotësimin e standarteve. Shkurt shpresojmë që me ligjin e ri parauniversitar  të eleminojmë vendimet arbitrare dhe politike dhe drejtorët e suksesshën që kanë bërë emër në sistemin e drejtimit e të menaxhimit të punës jo vetëm të mbahen por të inkurajohen dhe te stimolohen . Vetëm kështu i bëjnë nder shkollës, komunitetit ku drejtojnë dhe menaxhojnë shkollat e tyre

SHKARKO APP