Provokime të përsëritura greke

Gjatë vitit 1828 ky shqiptar-Kryeministër i Greqisë lidhi një marrëveshje mos-sulmimi në Korfuz midis shqiptarëve dhe grekëve, konkretisht me opozitarin e madh shqiptar kundër Stambollit , Shaban Delvinën. Në vitin 1829, ku Selia e Qeverisë Greke ndodhej në Neaplis, Gjoni–kryeministër bëri riorganizimin e shtetit grek…

Nga Bektash Zeneli

Nuk është i pari rast që opinion publik përballet me provokime të qarqeve të caktuar greke. Më i rëndë bëhet fakti kur ato vijnë deri edhe nga anëtarë të qeverisë të shtetit fqinj siç ishte edhe rasti Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë. Herë me përdhosje flamujsh, herë me masa “ shtrënguese” nëpër pika kufitare e “prangosje” librash në gjuhën shqipe e më së fundi me kërcënime që vijnë prej gojës së një ministri. Është rasti të kujtojmë se incidente të tilla të ngjashme me këtë rastin më të fundit , e akoma më të mëdha, nga më të rejat e gjerë më të vjetrat kanë ndodhur thuajse në mënyrë të përsëritur herë pas here të provokuara nga pala greke. Po a jemi, a duhet të jemi gjithmonë në të njëjtën pozitë përkundrejt marrëdhënieve me Greqinë? A mund të vazhdojmë të sillemi si në jo pak raste si inferior ndaj saj në çdo kohë e kontekst të historisë? Pak ose fare pak kemi pasur qëndrime dinjitoze me thekse sovrane nga shtetarë tanë përgjatë shumë viteve. Në fakt vlen të theksojmë se qëndrimet më të fundit të Kryeministrit Rama si dhe të Ministres së Mbrojtjes Kodheli në raport me fqinjët tanë grekë duhen përgëzuar e mbështetur njëkohësisht.

Sikur vetëm një fakt të patjetërsueshëm të sjellin në kujtesë fqinjët grekë , atë që Kryeministri i parë i shtetit Helen ka qenë shqiptar. Do të datonte 2 Prilli i vitit 1827 kur Asambleja Kushtetuese Greke në Kongresin e Trezenës, me propozim të udhëheqjes së kryengritjes Helene të Kollokotronit, të Karaiskaqit etj., zgjodhën Gjon Kapodistrian (Gjika) sit ë parin kryeministër të shtetit grek. Dhe jo vetëm kaq. Duke filluar që nga kryeministri i parë i shtetit të pavarur, i cili ishte shqiptar në themelet e fqinjit tonë ka shumë djersë dhe gjak, mendje shqiptarësh . “ …Ata që bënë Morenë, gjithë shqiptarë qenë…” kështu shkruante Çajupi dhe me të vërtetë historia e ka vërtetuar këtë. Gjoni i cili vetë kishte lindur në Gjirokastër qe i biri i Andon Gjikës dhe Marios nga fshati Golem i Kurveleshit një familje kjo e lidhur ngushtë me kryengritësit himarjotë të cilët luftonin kundër pushtuesve osmanë. Familja Gjika nuk i shpëtoj dot pushtimit osman, persekucioneve të tyre. Ashtu , gati me gjysmën e familjes, Andoni u hodh në Korfuz që në atë kohë sundohej nga Venediku. Në këtë ishull ai u njoh me një kont të pasur venedikas, Kapodistrian i larguar nga vendi i tij për shkak të armiqësive që ka pasur në vendlindje në qytetin Kapodistrian. Sipas të dhënave të dokumentuara , konti Kapodistrias ishte me origjinë shqiptare me mbiemrin “Viktori” i ardhur në venedik mbas vdekjes së Skënderbeut së bashku me fise të tjera shqiptare si: Brati, Dukainët, Brunet, Boriçët etj., dhe kishte për steme flamurin me shkabë të zezë dykrenare dhe me fushë ngjyrë ari që nuk ngjante me asnjë stemë veneciane. Ky kont venecian , djalin e vogël të Andonit , Gjonin e adoptoi “djalë për shpirt”, ku e shkolloi në Korfuz, përfundoi arsimin e mesëm , studimet e larta do t’i në Padova të Italisë për Mjekësi e më pas për drejtësi. Pas kthimit nga Italia, Gjon Kapodistria (i quajtur nga grekët Joanis Kapodistria) u vu në shërbim të administratë së vendit. Më pas rrethanat historike bënë që ai të shërbente nga drejtor i spitalit ushtarak rus në Korfuz, këshilltar pranë armatës së Moldavisë ruse si njohës i mirë i çështjeve ballkanike. Më vonë Car Aleksandri I Rusisë e emëron Gjonin , Ministër të Jashtëm për Punët e Europës së Jugut, derisa me 2 Prill 1827 emërohet Kryeministër i shtetit të ri Grek. Gjatë vitit 1828 ky shqiptar-Kryeministër i Greqisë lidhi një marrëveshje mos-sulmimi në Korfuz midis shqiptarëve dhe grekëve, konkretisht me opozitarin e madh shqiptar kundër Stambollit , Shaban Delvinën. Në vitin 1829, ku Selia e Qeverisë Greke ndodhej në Neaplis, Gjoni–kryeministër bëri riorganizimin e shtetit grek ku në thelb synonte vetë modernizimin e shtetit, por gjithçka mbeti në mes. Gjon Andon Gjika u vra tinëzisht me thikë pas shpine me 9 Tetor 1831 në Kishën  e Shën Spiridhonit në Neaplis nga kundërshtarët e tij të cilët nuk duronin dot disiplinën shtetërore. Trupin ia sollën në Korfuz, ku u varros me të gjitha nderimet në Kishën e Plaiteras. Në nderim të Tij me 1887 u ngrit një Përmendore.

Në vend të luleve në përmendore, të respektit për simbolin e kombit, dheut nga rridhte gjaku i Gjonit shqiptar, i kryeministrit helen ndodh krejt ndryshe, krejt shëmtuar, provokime të herë pas hershme. Në vend që se bashku grekë e shqiptarë dhe greke të përkujtojmë me dinjitet këtë shqiptar të madh, të parin Kryeministër të shtetit Helen. Sikur edhe për këtë fakt meritohet mirënjohja nga helenët për shqiptarët, për Shqipërinë fqinje. Përpos këtij fakti të pamohueshëm, me fqinjët tanë grekë na lidhin historikisht fije të shumta miqësie të ndërsjellat, ndaj sjellje të tilla provokative nuk mund të justifikohen. Së fundi, shtetarët e nivelit më të lartë grekë, pse jo edhe vetë Kryeministri Cipras, njëri nga pasardhësit e Gjonit, në detyrën e lartë që mban, por pse jo edhe si gjiton me së paku duhet te kujtohet se Arta e Tij e Korfuzi i Gjonit aty-aty janë…..

SHKARKO APP