Qeveria e “metaforës” po bie

Nga Artur Roshi

Çdo qeveri vjen që të iki një ditë. Ky është një postulat që përmbushet mbi perceptimet që krijojnë qytetarët mbi punën e qeverisë në çdo vend demokratik. Qeveria vjen nga votëbesimi qytetar mbi pritshmëritë e qeverisjes dhe largohet kur njerëzit nuk presin më rendiment të saj.

Njerëzit qeverisjen e shohin si një faktor ekonomik të jetës së tyre sepse ajo me vendimet e saj ndikon në ekonominë e çdo familjeje në një mënyrë apo një tjetër. Krenaria e mandatimit të qeverisë duhet zvendësuar me kurajon për ta lënë mandatin në momentin që një kryeministër humbet kredencialet e aftësisë menaxheriale qeverisjeje por jo kredencialet e tij personale si njeri që mori përgjegjësi për zhvillimin e vendit të tij.

Ky është modeli që ka ngritur qytetërimi perëndimor. Unë them se qeveria krahasohet me modelin teorik që ndjek ,të cilin e ka demostruar në prag parazgjedhor dhe jo me qeverisjet paraardhëse sepse ky është sistemi i referimit në kapitalizëm. Në fakt zoti Rama gjatë qeverisjes në krahasime të rezulateve të qeverisë së tij të kujtonte krahasimin me vitin 1938 që bënte qeveria e Partisë së punës.

Qeveria e z.Rama nuk u mbështet në reforma ekonomike që sillnin një zhvillim të vendit dhe të ekonomive familjare por u mbështet thjesht tek prapaganda mediatike dhe çdo reformë thjeshtëzohej me një metaforë të kryeministrit. Metafora u kthye në një stil qeverisës e cila solli dhe një eufori dhe arrogancë të pakontrolluar të saj.

Kryeminstri Rama harroi se besimi i njerëzve nuk është një madhësi konstante,por e ndryshueshme.Ai mendon se e ka për fis të qeverisë vetëm ai dhe gati ngriti një qeverisje theokratike,që atributet e qeverisjes ja ka besuar zoti. Nga ana tjetër ai ishte i ngjizur me mentalitetin e një qeverisje me stil “Jakobin” sepse në çdo fjalë të tij dëgjoje “…do ta rrafshojmë tërësisht për të ngritur një model të ri…”.

Ai nuk mendoi asnjëherë për efektin e drejtpërdrejtë në ekonomi të investimeve që kryente ,se sa për efektin e kronikave televizive mbi njerëzit. Mbjellja e hashshit si bimë buqësore u kthye në prioritet qeverisës.Të gjitha këto bënë që qytetarëve t’ju rritej ankthi për vazhdimësinë e një jete normale dhe gjithë problemi i tyre reduktohej në një pikë të vetme, largimi i qeverisë.

Ky largim është i pamundur pa lirinë e votës, prandaj qyetarët mbështetën lëvizjen historike të votës së lirë të iniciuar nga Opozita e bashkuar, e dyta në këto 27 vjet,mbas lëvizjes antikomuniste në vitin 1990. Rrethanat e qeverisjes së keqe çuan qytetarët tek parimi i lirisë së votës, për rrjedhojë çojnë tek qeveria e përkohshme teknike apo e besimit me mandat të përcaktuar si një mjet për të realizuar votën e lirë dhe një kusht i nevojshëm për të mundësuar largimin e qeverisë.

Ky është thelbi:Shqiptarët nuk duan një shtet të fortë me një individ të dobët,por një shtet të fortë me një individ të fortë dhe një qeveri reale dhe jo një qeveri “metaforë”. Tërheqja e kryeministrit është valvola e sigurisë së presionit qytetar për Lirinë dhe ruan njëlloj integriteti moral personal të tij, në të kundërt e humbet çdo “Gjë “dhe fiton “Asgjë”.

Artur Roshi-Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat

SHKARKO APP