Qytetari dixhital si letrat anonime

Anonimati si fuksion ligjërimor i formës së protestës publike dhe individuale, shpërtheu si kurrë ndonjëherë në arenën e politikës shqiptare. Ai me gjithë përpjekjet për një mediatizim të pakufishëm në thirrjen për mbështetje mbarë popullore protestoi aq sa mundi e si mundi nëpër sheshe e media të shkruara dhe vizive, si për aplikimin e regjistrimeve në shkollat e larta, ashtu dhe për riciklimin e mbetjeve. Portalet u nxinë me argumenta pro dhe kundër e më së fundmi i gjithë ky lumë opinionesh ngriti së paku nivelin e ndërgjegjësimit të shoqërisë. A e kishte një betejë të sajën opozita e goditur thellë nga humbja e zgjedhjeve në Dibër? Natyrisht që po. Ajo shprehet në fillim me qytetarin dixhidal, i cili për çudi ka informacion edhe më shumë se “Wikileaks” e ndërkryhet çdo të enjte në foltoren e parlamentit si njeriu i gjithpushtetshëm me informacione të pakontestuara, falë besimit që gëzon nga qytetarët dixhidalë, të cilët si për gallatë janë bërë si dikur personat vuajarist e mitomanë që shkruanin letra anonime. Po të qëndrojmë tek këto letra të cilat vetëm teknika u ka ndryshuar. A nuk flet populli çdo ditë në televizor nga mëngjesi deri në darkë si dikur në kohën e neolitit, ku për të lënë një shenjë kundër tjetrit lihej një pllakë ku gërvishej ndonjë eroglif, ose vendosej në një mënyrë të koduar ndënë ndonjë pellgu me ujë e i pari që e zbulonte ishte kasneci i princit. Dikur në regjimin e mëparshëm diheshin se cilat rrethe e qytete ishin të parët në dërgimin e letrave anonime. Histori të pafundme, që janë aq sa për të qeshur edhe për të qarë, tregonin edhe marrëdhënien e shtetit me qytetarin në regjimet totalitare, pse jo dhe një lloj sjellje psikologjike e trashëguar në shekuj që duhet shpjeguar shkencërisht. Shumë dëshmi janë vënë fajin besimit në fe, të tjera besimit tek institucioni i shtetit dhe i ligjit, të tjerë akoma më thellë ja vënë në dukje këtë dukuri izolimit për shkak të rrethanave gjeografike e pse jo edhe numrit të vogël të popullsisë, por një gjë është fare e qartë dhe bindëse pushteti dhe sunduesit e këtij vendi e kanë nxitur këtë fenomen mes shqiptarëve si në asnjë vend tjetër. Kujtojmë këtu romanin e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare “Nënpunësi i pallatit të ëndrrave”. Është bërë sa alegorike edhe e pështirë letra e një gazetari në RTSH, kur i shkruante letra drejtorisë, se mungon shumë zëri i të talentuarit X, i cili, sipas tij, mahniste me erudicionin e tij sikur të ish një komentator ndërkombëtar. I ziu komentator nga mosbesimi apo mosdija letrën të paktën ta kish shkruar me shkrimin e gruas apo të ndonjë miku, se sa e shkroi pa asnjë ngurrim me të vetmen makinë shkrimi që kish ndërrmarrja ku punonte. Pre e naivitetit të tij, kur dihej që të gjitha makinat e shkrimit ishin të regjistruara, hëngri dhe një transferim si mashtrues. Të pashpjegueshme dhe e padëgjuar kurrë ndonjëherë nga hetuesit ishte bërë një personazh tejet pranë pushtetit, në një rreth në Juglindje të vendit, kishte tre vjet që i dërgonte letra “Byrosë Politike” me lloj-lloj shpifjesh e intringash për të gjithë administratën e qytetit, sa nga kjo kurajo e madhe që fitoi iu shtua oreksi për të shkuar më larg se rrethi ku banonte, jepte vërejtje e udhëzime për ministra e artista e me shpifje futi në sherr edhe ish-byroistat, a thua se kishte të vërtetën o vëlla, o motër. Burri i botës nuk kurseu as veten e tij me letrat anonime, duke e sharë dhe u përbetuar se gabimet e fajet nuk ia kish treguar “Partisë”. Postierët e qyteteve u vunë në rresht para drejtorëve, po asgjë nuk po dukej në horizont e nuk kishte shanse të kapej autori. Ngriti një shtet në këmbë burri shtatlartë si qytetari dixhidal që kërkon falje për ligjjet që ka firmosur vetë e së fundi pranoi se shpërthimi i Gërdecit ishte krim shtetëror. I pëlqente tashmë të priste me ankth letrat që i dërgonte vetes të mjerit njeri. E mbushte atë pak jetë tashmë, jo vetëm me vuajtjen e të tjerëve, por me ndjesinë e vetvetes për të triunfuar si një sadomazokist psikologjik……E kjo histori e denjë për një skenar filmi nuk ka asnjë ndryshim në kohën e dixhitalizimit, ku fatkeqësisht njerëzit, sapo shohin ndonjërin që filmon ose hap celularin mezi presin ta shohin si ngjarje të rrallë në rrjetet sociale, ndoshta e besojnë edhe një selfie ku një frikacak vë në kokë kapuç edhe kërcënon si terrorist gjyshin e gjyshen….Po kjo Shqipëri nuk është se po shkëlqen nga luksi e as nga pastërtia, fal “hashashit e krimit”. Qytetarët po i paguajnë më shumë taksat, dritat e ujin e ka nisur një histori ku ligji si për duhanin dhe rripin e sigurimit të makinës, apo celularin po fuksionon si në gjithë botën perëndimore. Turistë të huaj e vendas ka pasur më shumë në këtë vend. Mediat kanë qenë më të lira se kurrë ndonjëherë. Ato kanë afruar qytetarin për çdo problem dhe emisionet investigative kanë patur audiencë maksimale. Po ka humbur opozita në Dibër, nuk është faji i popullit, sepse ajo në parlament për reformën në drejtësi ishte dhe është deri në ditët në vazhdim një opozitë bllokuese. Bota perëndimore e ka përkrahur një Shqipëri më bindëse në rrugën drejt integrimit për në BE e nuk janë shumë besuese format e të bërit opozitë me qytetarin dixhidal, se duket si ai rileximi i personazhit tek romani “I huaji” i Kamysë, ku një nënë së bashku me motrën çekosllovake kishin një hotel të vogël dhe i biri ishte larguar nga shtëpia për tu bërë i pasur. Pas disa viteve djali ishte pasuruar aq shumë, sa kur po kthehej për tek nëna dhe motra mendoi t’u bënte një rreng(shaka), sikur ishte një klient në hotelin e tyre. Ato e panë si një klient të panjohur shumë të pasur dhe u turrën për ta grabitur deri sa e vranë këtë shakator të gjorë. Më pas nëna e djalit vrau veten kur pa letërnjoftimin e tij në portofol, motra u mbyt në pus. Fabula me shakator që nuk e kanë për gjë ta quajnë Shqipërinë Kolumbi është e hidhur. Kjo fabulë është bërë me dashje në vitin ‘90-’91, kur shqiptarët morën dhenë me anije dhe mediat botërore i memorizuan ashtu dhe si dhe në vitet ‘97 e ‘98 ata qoftë si kriminelë e prostituta, por ngelet në gjykimin e gjithkujt të zgjedhë mes letrës anonime, ku fatkeqi ka filluar të shkruaj kundër vetes, apo shakatorit ku humbasin të gjithë…. mbi të gjitha Shqipëria dhe imazhi i saj kudo nëpër botë.

Përgatiti: Kastriot Kotoni

SHKARKO APP