Raporti me të vërtetën raporti me rrugën e duhur

Nga Ilir Levonja/Tek ne ka filluar një debat i madh mbi votimin elektronik. Në gazeta. Në studio. Dhe si për shumë probleme të tjera. Ne vdesim të përmendim si pjesë të dijes. Si njohuri dhe sukses, vende të ndryshme nga bota. Amerika është parësorja. Modeli. E ku di unë se çfarë. Veç për një gjë shoh siguri ama… Kur thonë se, kur isha në vitin kaq apo aq. Në shtetet e bashkura. Aty votohej kështu e ashtu. Pse të mos e bëjmë edhe ne. Ja kështu voton Amerika etj. Pse të mos e bëjmë edhe ne ë?. Dhe bërtasin! Aq sa pas pak, ambjenti i debatit kthehet në një kuvli grerëzash. Dhe njerëzish që janë gati ta hanë njëri-tjetrin. Aq sa ato fjalët e atij prefekti të nderuar nga Tirana. Me të cilin ne kemi gjithë jetën që qeshim. Kur thotë se, kur zdryp katunaria m’qytet, atdheu osht’ m’rrezik. Mirëpo ky rreziku është bërë rutinë tashmë për ne. Një nromalitet. Madje një modë efikase për tu quajtur lojtar i fortë i politikës shqiptare.
Edhe pse është një theqafje me ndërgjegje të plotë. Prapë ne e bëjmë.
Pse të mos e bëjmë edhe ne, ë? Ja kështu voton Amerika!
Amerika modeli krahasues i politikës sonë.
Mirëpo shumë e shumë gjëra jo që nuk janë aspak ashtu. Dhe nga ana tjetër. Janë krejtësisht të pamundura për tu konceptuar, e jo më për tu pranuar në politikëbërjen tonë.
Dhe çfarë më habit me shumicë. Eshtë mundësia e refuzuar. Më saktë e injoruar qëllimisht. Hashiqare kur thotë njerëzia. E një bashkëpunimi institucional mes komunitetit shqiptar dhe shtetit të tyre. Tërësisë së institucioneve, me ata që jetojnë jashtë vendit.
Thjesht për të dëshmuar. Qoftë edhe në një studio televizive se votohet përshembull në Alaska të shteteve të bashkuara. Lërini ata t’ua tregojnë. Dhe jemi me fat që kemi shqiptarë nga të katër qoshet e kontinentit të madh. Lerini ata nga Texasi përshembull të të tregojnë se si votohet dhe proçedohet aty.
Shqiptarët e Amerikës, kudo që janë. Janë mirë informuar. Organizuar. Me shtyp e shoqata.Janë pjesëmarrës aktivë dhe votues. Si shtetas amerikan. Me të drejta të plota. Janë qytetarë të botës së madhe. Prisheni këtë kulturën se si bëhet atje, sesi veprohet. Pasi ne gjithçka mund të kemi, veç vullnetit të mirë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Nuk janë ligjet ato që bëjnë shtetet dhe njerëzit. Por anasjelltas…, janë njerëzit dhe vullneti i mirë i besimit reciprok në një garë që duhet respektuar.
Unë nuk e di se si votohet në New York. Edhe pse jetojë në Amerikë. Mund ta njoh si proçedurë thjesht për informacion. Por di me siguri se si votohet në shtetin e Floridës. Ku edhe jetojë e votojë prej vitesh. Po e përmend këtë pasi dëgjova e lexova në shtypin shqiptar. Mbi votimin elektronik këtu. Se si na vendosin përpara ca makinerive ku na del surrati, të dhënat gjenalogjike pasi vendosim gjishtin tek ekrani etj. E çfarë nuk dëgjova, e lexova. Dhe në fund, ajo gangrena shqiptare. Hë, pse nuk e bëjmë kështu, ë…? Ja kështu bëhet në Amerikë.
Po përmend votimin e fundit atë të nëntorit të vitit të kaluar, 2016. Zgjedhjet presidenciale. Këto që i fitoi Trump. Dhe që inagurohen sonte me paradën tradicionale në Washington DC.
Karta e rregjistruesit më vjen në shtëpi prej gati një muaj përpara. Një kartë e vogël që më tregon se jam qytetar zgjedhës. Dhe se dy javë përpara datës së caktuar. Kam mundësi të shkojë kur të dëshirojë të votojë. Madje mund ta bëj edhe nga shtëpia, online. Qëndrat e votimit janë hapur. Kjo për tu ofruar qytetarëve mundësinë, pasi pjesa dërrmuese e shtetasave bëjnë disa punë. Dhe shkuarja për të votuar, edhe detyrim moral, nuk është shkak për të pasur ditë pushimi. Ditë propogande që të votosh këtë apo për atë. Jo, jo, aspak. Thjesht, u paraqita para një komisioni, që veç të tjerave…, veç mirëseardhjen dhe qeshjen kishte në fytyrë. Paraqes patentën. Ndërkohë zotërinjtë më gjejnë emrin dhe shënojnë një kryq përbri. Më japin fletën e votimit. Shkoj tek dhoma që quhet privatllëk. Jo e fshehtë. Aty në fletë pas kandidatëve (dhe partive përkatëse) për president të vendit, janë një sërë emrash deri tek gjykatësit suprem. Ti zgjedh duke çekur në krye të emrit të kandidatëve. Ke kohën tënde. Pasi mbaron shkon tek kutia e votimit. E cila nuk është nga ato që hapet, apo nuk hapet. Por thjesht një skanues. Një makineri sa një fotokopje, ku ti vendos fletën përmbys. Pa e palosur. Ajo (makineria) e tërheq dhe në çast të thotë që vota jote u numërua dhe depozitua. Kaq… Kur del në derë, të ngjisin një rrethorkë në gjoks. Ku thuhet se unë votova.
Pra kështu votova. Kështu kam votuar prej vitesh. Nuk më kanë vendosur ndonjë makineri përpara. Dhe nuk kam shtypur gishtin.
Për të nxjerrë gjenalitet. Kaq.
Dhe rezultati ka dalë kur unë kam shkuar në shtëpi.
Jo si tek ne… ku komisione partiakësh e militantësh të helmosur, mbyllen me ditë të tëra… me javë të tëra për të nxjerr të vetmin trangull nga thesi me domate.
Mirëpo në Shqipërinë e ndryshimeve drastike. Që edhe as të kopjojë nuk di. Janë problem madhor makineritë. Sistemet mazhoritare a proporcionale. Ku 136 parti janë si metastaza për 3 milonë njerëz.
Ndërkohë në Amerikën ”model” të tyre. Janë vetëm dy edhe pse ata janë mbi 350 milionë banorë. Janë të gjitha problem. Dhe duan kohën e vet. Edhe pse kemi bërë ndryshime kampion kushtetute. Kemi bërë punë vullnetare me shumicë. Kemi tharë fusha pambarim kënetore në pak muaj. Prapë kur vjen puna tek vota, votimi apo sistemi i votimi, mënyra etj. Duhen vite, kohë e para.
Ndërkohë në Amerikën model, siç do ta shikoni edhe sonte. Në tavolinën kryesore të fituesit, është edhe konkurenti humbës. Pra Hilari Klinton. Gjë që në kulturën e demokracisë shqiptare është herezi. Një lloj barbarie midis hienave për një kockë pushtet.
Po nuk ke se çfarë i bën. Ne tashmë u mësuam. Ajo zhurma e grerëzave të sjell në pushtet. Të bën të fortë. Madje sa më shumë politikë të denonocimit karshi njëri-tjetrit. Prada, për pradën. Versaçi për versaçin. Rrezatim. Mirëpo në Amerikë, politikani i thotë popullit që, hiqe nga mendja se jemi ne ata që zgjidhim problemet tuaja. Përkundrazi, ne ua shtojmë ato. Janë fjalë kongresmeni. I tha Ben Garson. Një republikan me taban që humbi brenda drejtësisë së votës së shtetarëve në garën e zgjedhjeve të fundit. A i thotë njëri në politikën tonë? Asesi… Por ama tek ne vdesin për të bërë foto me ata. Si këto që mbeti duke postuar Meta dhe Hashim Thaçi. Apo si ky rasti i fundit fare. I Lulëzim Bashën me Ted Cruzin, senatorin e Teksasit. Me që ra fjala, Luli. Se e shoh edhe na statutin tënd. Ted Cruz nuk ka lindur në Teksas dhe rritur në Kanada. Por e kundërta. Ka lindur në Kanada dhe rritur në Teksas. Një detaj të cilin e shfrytëzoi edhe Trump duke i kujtuar kushtetutën. Se kush e ka të drejtën të zgjidhet president në Amerikë etj. Mirëpo kur bën politikë denononcuese me humbëse si Grida, edhe pse e markës Prada. Më vjen keq të them. Por shoh një PD që është më e dobët në opozitë se sa në qeverisje. Megjithëse kjo është një gangrenë e asaj mendësie, kulture apo standarte të demokracisë sonë. Në përgjithësi. Megjithatë, sonte shqiptarët duhen ta shohin inagurimin e presidentit të Amerikës. Ndofta më në fund do bëjnë vet dallimin se çfarë do të thotë ndërrim pushtetesh. Çfarë do të thotë burra shteti. Dhe çfarë qytetarë votues. Të cilët me të drejtë ndihen krenarë për zgjedhjet që bëjnë. Për vet fatin e tyre.

SHKARKO APP