Sfida e menaxhimit të aseteve publike

Këtë garanci para qytetarëve që kishin mbushur amfitetarin tek Parku i Liqenit Artificial e dha jo vetëm kryetari i Bashkisë,z.Erion Veliaj, por edhe Prefekti i Qarkut Tiranë, Z.Admir Abrija, si dhe Drejtori i Drejtorisë të Objekteve në Bashkëpronësi dhe Administrimit të Njësive Administrative, z.Kujtim Sula..

Nga Halil Rama

Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion fondin e komuniteteve që do u vijë në ndihmë banorëve për të rikonstruktuar apo mirëmbajtur pallatin e tyre. Në finalizimin e fazës së parë tëprojektit të bashkëpronësisëme 1261 asamble dhe 1147 administratorë pallatesh, kryebashkiaku Veliaj inkurajoi qytetetarët dhe grupin e Taskë – Forcës për të vijuar me fazën tjetër, duke konfirmuar një fond 200 milionë lekë, për të financuar projekte të efiçencës energjitike, veshje me kapotë, rregullim tarracash, panele diellore, lyerje fasadash, lulishte poshtë pallatit e sistemime të terrenit. Por vijimësia e këtyre projekteve kushtëzohet me zgjedhjen e administratorëve të pallateve si e vetmja mënyrë bashkëpunimi për të përthithur 50% të fondit për implementimin e tyre. Tashmë askush nuk ka dyshim për ecurinë e këtij projekti ndërkohë që1147 administratorët do të menaxhojnë mirëmbajtjen e pallateve në Tiranë. Kësisoj, pasi ka fituar të gjitha betejat publike gjatë dy viteve të drejtimit të Bashkisë së Tiranës, Kryebashkiaku Veliaj fiton  një tjetër sfidë, atë të krijimit të një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga vetë qytetarët dhe të certifikuar nga bashkia, të cilët do të gjenden pranë komunitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikave që lindin prej bashkëpronësisë.

 Këtë garanci para qytetarëve që kishin mbushur amfitetarin tek Parku i Liqenit Artificial e dha jo vetëm kryetari i Bashkisë,z.Erion Veliaj, por edhe Prefekti i Qarkut Tiranë, Z.Admir Abrija, si dhe Drejtori i Drejtorisë të Objekteve në Bashkëpronësi dhe Administrimit të Njësive Administrative, z.Kujtim Sula.Ata u fokusuan në hartimin e politikave të bashkëpronësisë në banesat e banimit në lidhje me respektimin dhe përmbushjen e standarteve minimale për ruajtjen e higjenës, shëndetit publik, mbrojtjen kundër zjarrit si dhe mirëmbajtjen fizike të mjediseve të brendshme, të fasadave e mjediseve rrethuese.

 Bashkëpronësia si filozofi dhe vizion politik u bë pjesë e legjislacionit shqiptar 18 vite pas ndryshimit të sistemit politik në vendin tonë. Ligji nr. 10112, datë 09.04.2009 “Përadministrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit” erdhi si imperativ i kohës, nën trysninë dhe fluksin e paparë të ndërtimeve në të gjitha qytetet e vendit dhe sidomos pas situatës kaotike në Tiranë.Por kishin kaluar nëntë vjet nga miratimi dhe hyrja në fuqi dhe ligji nuk po gjente zbatim. Moszbatimi ishte i patolerueshëm, qoftë edhe për faktin se në thelbin e ligjit janë disa nga parimet e liberalizmit si kushtetutshmëria, demokracia e gjerë, të drejtat e njeriut, iniciativa dhe tregu i lirë që u bënë pjesë organike e programeve të të gjitha qeverive të çerekshekullit të fundit. Duhet pohuar pa druajtje se pavarësisht predikimeve të maxhorancës së kaluar, kuadri ligjor për bashkëpronësinë u përdor shpesh si një garniturë demagogjike kurse në realitet u shkel sistematikisht nga ata që patën pushtetin. Krejt ndryshe u konsiderua ligji nga kryebashkiaku Veliaj i cili i jep prioritet hallkës fundore të zinxhirit “Administratorë Njësie-Ndërlidhës komuniteti-Administrator pallati”, ose menaxherë të njësive të banimit në kryeqytet, të cilët marrin kompetenca dhe përgjegjësi për administrimin e infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetarët.

 Ky është vetëm njëri nga aspektet e mirëmenaxhimit të aseteve publike nga bashkia e Tiranës, pasi bilanci i dy viteve të drejtimit të bashkisë nga Erion Veliaj që po bëhet në të gjitha njësitë administrative, është vërtetë një histori suksesi.

 Nëse problemet për administrimin e pallateve po marrin zgjidhje shumë shpejt, në këto dy vite të Tiranës europiane gjithkush konstaton një shndrrim epokal të metropolit shqiptar. Shembulli më sinjifikativ i këtij transformimi janë realizimi i projekteve madhorë në kryeqytetin shqiptar: Sheshi “Skënderbeji” që përurohet të shtunën më 10 qershor dhe vetëm pas një jave, edhe zgjatimi i Bulevardit “Zog i I-rë”. Ndërkohë, të dielën u përurua Parku Olimpik i Tiranës, një godinë moderne për sportistët, federatat dhe sportdashësit. Kështu, nga një ngrehinë e rrënuar deri në vitin 2013, ish-Kompleksi Sportiv Dinamo është transformuar tashmë në një mjedis modern, ku do të bëjë bashkë të gjitha strukturat zinxhirë të sportit.

 Jetëzimi i Projektit të Bashkëpronësisë, si dhe i dhjetëra projekteve madhore që janë realizuar e po realizohen në metropolin shqiptar janë treguesi më sinjifikativ i mbajtjes së premtimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili gjatë dyviteve të ushtrimit të funksionit të tij po tregon që në themel të punës ka përkushtimin dhe idealizmin për Tiranën metropolitane. Kësisoj, Bashkia e kryeqytetit, po shpreh vullnetin për të progresuar karshi mundësive dhe potencialeve që ka.

 Me përfundimin e disa prej projekteve madhore si sheshi “Skënderbej”, Bulevardi i Ri apo Pazari i Ri , bashkia i ka hapur rrugën investimeve në çdo lagje të Tiranës, në mënyrë kapilare. Dhe ajo që është më kryesorja, Bashkia e Tiranës është fokusuar te administrimi i aseteve publike, në dobi të qytetarëve.

SHKARKO APP