Shehu: Deficiti buxhetor 2% ‘bombë’ për ekonominë

A ishte i suksesshëm roli trevjeçar i FMN-së në Shqipëri? Sherefedin Shehu, ish-zv/ministër i Financave mendon se marrëveshja ka dështuar.

Eksperti për ekonominë, Bardhi Sejdarasi mendon se marrëveshja me Fondin Monetar ishte e domosdoshme, ndërsa pedagogu i Universitetit Mesdhetar Albert Gajo, mendon se marrëveshjet me FMN-në janë një e “keqe e domosdoshme” për qeveritë.

Gazetari Fatos Çoçoli thotë se qeveria e re në 2013 kishe nevojë për këto para dhe ato i gjeti tek FMN-ja.

Shehu mendon se deficit buxhetor prej 2% është ‘bombë’ për ekonominë pasi është standard i vendeve të zhvilluara.

Pjesë nga diskutimet:

Sejdarasi: Nga një borxh i prapambetur prej 68.6 miliardë lekë. Qeveria nuk mund ta fillonte veprimtarinë e saj ekonomike po qe nuk zgjidhte çështjen e detyrimeve të prapambetura. U realizua marrëveshja dhe u kërkua borxh. Duhet të paguheshin fillimisht detyrimet për të nisur konsolidimin fiskal. Në përgjithësi ata që këmbëngulin për marrëveshje me FMN-në janë kryeministrat. Ministri i Financave të asaj kohe argumentoi që performanca e administrimit fiskal ishte e tillë që nuk kishte nevojë për FMN-në. FMN kishte shqetësime për borxhin e madh për investimet publike dhe blerjen e energjisë. Ka disa ngërçe me FMN-në. Problemi i parë është PPP-ja.

Gajo: FMN-ja është një e keqe e domosdoshme. Asnjë qeveri nuk e do. Në momentin kur një qeveri ndihet superfuqi dhe mund të shpenzojë pa një kontroll parlamentar është e domosdoshme FMN-ja. Funksioni i FMN-së është të stabilizojë financat publike dhe është minimumi që mund të bëjë një qeveri. Në kushtet kur kemi një Parlament në funksion të qeverisë, është i domosdoshëm roli i FMN-së.

Çoçoli: E para mendoj se paratë në 2013 duheshin fort. Ju përmendët mbi 300 mln euro që në vit qarkullon rreth 90 mln euro. Qeveria ishte e detyruar të gjente një mbështetje. E gjeti tek FMN edhe për një arsye tjetër; një pjesë e madhe e deficitit zgjedhor ishte harxhuar me inaugurime zgjedhore. Në shtator kishte shumë probleme qeveria e re dhe një mënyrë ishin këto para.

Shehu: Qeveria sapo u ul në karrige e rriti deficitin 24 miliardë lekë. Vendimi i parë uli të ardhurat. Nuk u gjet në një situatë të vështirë, por filloi vështirësimi i situatës. Kishte deklarime të pashlyera dhe janë deklaruar. Është thënë deri në 100 mln euro në infrastrukturë dhe rezultuan nga auditi i qeverisë rreth 170 mln euro. Ka rritur borxhin nga 62 për qind, në 73%. FMN u pas si një valvul sigurie.

Gajo: Janë presione direkte dhe indirekte të bëjë marrëveshje. Çdo institucion financiar kërkon besueshmëri tek një qeveri.

Shehu: Nëse nuk ke qeveri të përgjegjshme nuk është e nevojshme FMN-ja. Në qoftë se FMN-ja bën deklaratë kundër qeverisë, investitorët tërhiqen. Ke deficitin buxhetor 2%, që është standard për vendet e zhvilluara. Kjo është bomba e financave. Unë them ka dështuar. Kur u lidh kjo marrëveshje argumenti ishin borxhet e këqija. Qeveria pranoi se nuk kishte borxhe të këqija. Rimbursimi i TVSh-së është abuziv sepse nuk ka dhënë asnjë impakt në ekonomi.

Zusi: Mrekullia e kësaj qeveria është që nuk bëri investime publike dhe ndaj po rritemi. Kemi hedhur 1 miliard euro në infrastrukturë. Me 160 euro shkëmbim tregtar ka fizibilitet Rruga e Kombit?

SHKARKO APP