Solidarnost

Nga Ilir Levonja/1) Solidarnosti, ky term frymëzimi në perandoritë moderne të lindjes, pas luftës së dytë botërore. Që ndryshe mund të shqipërohet edhe si proletarë të të gjitha kafeneve bashkohuni. Është fryma që kërkonte dënimin publik. Masiv…, etj. Të një individi, një klase shoqërore deri tek një komb i tërë. Dhe format masive të suportuara nga sipër. Nga krerët e një shteti, nga masmedia që marrin financa nga traditat arkaike ai është me ne. Ai është dora jonë etj,. Dhe jo nga tregu dhe konkurrenca etj. Këtu përfshihen edhe një grup që i zë menjëherë gripa e patriotizmit. Dhe tështijnë nga që janë akoma nën efektin e solidarnostit nga koha e flet-rrufeve. Një lloj demaskimi publik, në xhamat e ndonjë këndi emulacioni ndërmarrje. A dyqan qëndër qyteti. Kohë të cilën një devolli nga bashkimet profesionale. E përmblodhi së fundi në pak fjalë. Kam bërë flet-rrufe, sepse sipas xhaxhi Enverit më i rrezikshëm ishte indeferenti se sa i damkosuri. Ndryshe nuk kishte solidaritet me partinë. Nuk kishte solidarnost kuadër e parti. Popull e parti etj. Dhe kjo ndodh me shumicë në vende ku popujt e humbin kuptimin e ekzistencës së tyre. Dorëzohen dhe ia lënë fatet e tyre ca shtetarëve dështak. Dhe ca kryetarëve që dirigjojnë forcat nacionaliste. Fanatike. Apo tashmë me tradita mentale të bërjes së karrierës përmes partisë, rryfshetit, mikut, grupeve të interesit etj.

Të dyja palët, pra kryetarë e grupim… i bëjnë për disa arsye. Për të sunduar dhe për të mbuluar dështimin në përmisimin e jetës së vendit. I bëjnë të ndërgjegjshëm duke vdekur përfundimisht vlerat vitale të një vendi. Edhe pse gjithë ditën flasin nën sharmin e flamujve kombëtarë.

Kjo fatkeqësi e solidaritetit në masë, është sot një lloj epidemie që vendeve të mesdheut do t’u duhet një karantinë shekullore për të çrrënjosur.

2) Kryesolidarnostët e pellgut të mesdheut janë sot me shumicë. Dhe e kanë depozituar sundimin e tyre duke i tërhequr për hundësh popujt. Kështu njerëzit kafshojnë njëri-tjetrin dita ditës. Ndaj sot pellgu i mesdheut i ngjan një tavoline të shtruar me japrak. Apo dollma. I thoni si të doni. Ushqim është. I thjesht…, fare, ca oriz me erza bahçeje mbështjellur në gjethe rrushi. Të gjorat amvisa, e bënin nga halli. Mezi prisnin të çelte gjethi dhe kopra. Burrat do ndërtonin bunkerë, fortifikime, metalurgji që Kina vetë, apo Rusia, i kishin nxjerrë nga koha e tyre.

Mirëpo deri sot e kësaj dite, mesdhetarët të dërrmuar nëpër botë, zihen po nëpër botë se i kujt është japraku.

A duhet ta mbajë një shqiptar në Greqi një flamur të tijin tek dera e shtëpisë? A duhet ta mbajë një grek në Shqipëri, një flamur të tijin tek dera e shtëpisë? A duhet t’i mbajnë ata flamujt e tyre gjatë ditës në makina.? A të thonë ndërsjellas se janë grekë, se janë shqiptarë.? Se ndihen grekë, se ndihen shqiptarë?

Kryesolidarnostët e pellgut të mesdheut janë sot aktorët më të mëdhenj. Një lloj kaste që interpreton puthjen e dorës, deri në perfeksion. Një tregues klasik i njeriut që predikon se është përfaqësuesi i Zotit. I sundimtarit që ka ndërruar lukun, por jo tiraninë e tij.

3)Nga aradha e solidarnostëve shqiptarë, një burrë i vogël. Të cilin shqiptarët e quajnë konia e parlamentit. U bën thirrje njerëzve të solidorazihen për të mbrojtur Mimin. Kjo nga nga konflikti i fundit. Midis dy minitrave të mbrojtjes. Dy solidaronstëve të pellgut të mesdheut. Atij të Greqisë dhe tonit. Dy kastave solidarnostëve të shtypit grek dhe shqiptar, shoqërive mesdhetare në kohën e një unioni të përbashkët europian, kohë aleancash të mëdha. Në kohën e një globalizmi, të një qytetari botëror. Evokojnë terminollogji të tilla si i pabesë, tradhtar, tinzar, i poshtër. Do vrarë me bukë në gojë etj. Vegël e tij dhe e këtij… bashkëpunëtorë të fashizmit apo gjermanit etj. Ky burrë i vogël, ky ”patriot”. Aq sa ia kaluar edhe gjatësisë së shefit të tij. I dhëmb krahasimi me punëtoret e klubeve të natës. Që mediat solidarnoste të Greqisë, i bëjnë shefes tonë të mbrojtjes. O bir nëne, që sundon 26 vjet demokraci. Ti dhe kasta jote. Qoftë aty në Shqipëri e qoftë në Greqi. I kemi dhënë prostituta Greqisë, punëtore nate, kabaresh me shumicë. Dhe kjo, jo për inat të Greqisë. Jo për inat të patriotizmit tënd infantil. Por për shkak të atij sundimit tënd dështak, që i bëri shqiptarët të lënë kockat maleve. Të fryhen, përbuzen, shahen, përdoren etj. Dhe ky nuk është faji i Greqisë, por i yti. I kastës së sojit tënd solidarnost, solidarizmit pas teje.

Kështu që, përpara se tu kërkoni shqiptarëve të solidarizohen pas deklarate shtypistash, rregullojini jetën. Ndrequani të ardhmen. Forconi shqiptarin ekonomikisht, bëjeni qytetar të botës. Dhe nxirrni nga skena politike kastën e sojit tuaj. Ndofta ai Zot që ju i puthni dorën, do u falim edhe mëkatet e rrjepjes kolikteve.

Se dëgjova që po zhurmonit aq shumë, së fundi…. edhe për përçarjen e shqiptarëve në Maqedoni. Ndarë në 5 parti. Zhytur në varfëri, mizerje, ithtarë të Isis-it, në shërre. Në merita dhe antimerita. Vegla të maqedonësve etj. Nuk kanë se kujt i ngjajnë. Kanë Tiranën dhe Prishtinën model. Burra që gjithë ditën pështypjnë njëri-tjetrin. Femra me bomba nëpër shalë.

4)Nga ana e tyre shqiptarët, grekët, turqit, italianët, sllavët etj… mësyjnë sipas stinëve njëri-tjetrin. Nga kaukazi drejt mesdheut, nga mesdheu më në brendësi. Anasjelltas gjithë kohët. Dashurohen dhe vriten. Martohen e shumohen. Paralelisht ecin edhe mëkatet, edhe virtytet. Një akademik, artist, shtetar grek deklaron se është shqiptar….një akademik, artist, shtetar shqiptar deklaron se është grek. I kemi dhën Greqisë edhe prostituta, edhe kriminelë. I kemi treguar edhe dhëmbët. Dhe Greqia na i ka kthyer me të njëjtën monedhë. Na ka sakatuar. Na ka djegur, na siktisur sikur të ishim pjellë sëmundjesh epidemike. Pse? Nga soji ekzistencial i solidarnostëve. Sojit yt.

5) Grekë dhe shqiptarë, tregojuni njëri-tjetrit dashuritë, martesat, fëmijët. Këto anë të mbara të njeriut. Se si i dhatë strehë shoqi-shoqit. Se si i këndoni këngë njëri-tjetrit. Se si shtroni tryeza të bukura, si kërceni, deheni…e plot virtyte të tjera. Por mos harroni tu tregoni edhe sojin solidarnost. Atë që u vret ato.

SHKARKO APP