Të të vijë cikli qenka tabu

Nga Gëzim Hoxha/

Edhe sot, gratë me menstruacione nuk lejohen të hyjnë në oborrin e tyre për shtatë ditë dhe nuk lejohen të konsumojnë produktet e qumështit: si qumësht, gjalpë, kos etj. Unë jam lënduar shumë, kur nuk u lejova të hyjë në oborrin tim. Gjatë ciklit, njerëzit nuk ju dorëzojnë ushqim, ata iu’a përplasin atë në fytyrë. Besimi se ju nuk duhet të prekni pleqtë e tu gjatë menstruacioneve ende vazhdon- raporton BBC për një nga tabutënë Nepali që mban peng gratë për të paktën 3 ditë në muaj.

Krishnamaja është një nga 100 gratë mëme ndikim dhe frymëzim në botë këtë vit. Kjo listë emrash publikohet nga BBC 1 herë në vit. Për to krijohen dokumentarë, jepen karakteristika dhe intervista për jetën e tyre, duke i dhënë më shumë hapësirë historive që vënë në qendër gratë.Arsyeja që kjo vajzë u bë pjesë e kësaj liste është e thjeshtë. Krishnamaya ka luftuar dhe po lufton kundër kësaj tabuje.

Historia e saj është e mbushur me dhimbje dhe përjashtime. Që nga mosha 12 vjeçare kur i erdhën për herë parë “cikli”, ajo filloi të qëndronte jashtë shtëpisë në një kasolle prej balte të ndërtuar posaçërisht për gratë që duhej të kalonin ditët e menstruacioneve. – Kisha shumë frikë nga insektet dhe bishat e egra, – rrëfen ajo tmerrin e përjetuar herën e parë të qëndrimt në kasolle.

Më thanë se ishte një mëkat të prekja librat gjatë menstruacioneve kështu që nuk shkoja në shkollë gjatë tri ditëve të ciklit. Pyesja veten pse nuk më lejohej të prekja librat.- vazhdon rrëfimin e sajKrishnamaja.- Unë nuk ishae vetmja qëhumbisja shkollën. Shumë vajza në fshatin tim përballeshin me të njëjtin problem.

Ajo tregon se do t’i duhej të përballej me të njëjtin problem edhe kur iu desh të largohej nga fshati për të shkuar në kolegj. “Kur shkova të kërkoja një dhomë me qira, pronari më pyeti nëse kisha filluar me menstruacionet. Kur unë i thashëtë vërtetën, ai mëdëboi. Doja të qaja, nuk  dija se çfarë të bëja. Në qoftë se unë kthehesha në shtëpi, do të humbisja studimet, por dukej sikur nuk do të gjeja dot një dhomë me qira”.- tregon se ç’kishte hequr vajza larg shtëpisë.

Dhjetorin e kaluar, policia në Nepal hetoi vdekjen e një vajze 15-vjeçare që u dëbua në një hangar të keq ventiluar, sepse ajo ishte me menstruacione. Për më tepër Krishnamaja të thotë se ky tabu është i rrënjosur edhe tek njerëzit e arsimuar.

Thuhet se tabu është ndalimi për të bërë, kryer një veprim të caktuar, për të zënë në gojë një fjalë, për të përdorur një send, etj që fillimisht “zbatohej” nga fiset primitive dhe që nuk duhej të shkelej, sepse sipas bestytnive, shkelja ndëshkohej nga fuqitë e mbinatyrshme.

Tabutë e Periodave ekzistojnë edhe në shumë vende të tjera. Në shumë prej feve të botës, gratë shihen si të papastra gjatë ciklit. Ato ndalohen të hyjnë në vendet e kultit dhe të ndjekin ritet fetare. Tradita Kopadi e ndjekur nga hindut në Nepalin perëndimor është versioni më ekstrem, ku gratë dëbohen jashtë shtëpive gjatë ciklit mujor. Në Indi, gratë nuk lejohen të hyjnë në disa tempuj hindu dhe nëxhamitë myslimane, ndërsa kanë menstruacione, por ka pasur raste gjyqësore për të përmbysur këtë tabu. Në jug të Indisë, arritja e pubertetit nga një vajzë festohet dhe asaj i jepen dhurata. Edhe në fisin Dogon në Mali, gratë e fshatit po ashtu jetojnë në një kasolle gjatë periodavetë tyre.

Në një tjetër shrim të BBC -së me të njëjtën temë një grua 32 vjeçare thotë se është trajtuar si mos më keq. – “Nuk më lejohettë shkojnë kuzhinë, unë nuk mund të hyjë në tempull, unë nuk mund të rri me të tjerët.”- të thotë ajo.

Me vendosmëri ajo të thotë : “Unë kurrë nuk do ta lë bijëntime tëvuaj si kam vuajtur unë gjatëciklit. Familja ime më trajton si një të sëmurë gjatë atyre ditëve.”

Ky është një tabu i rrënjosur thellë dhe ushqen një mitqesharak rreth menstruacioneve: gratë janë të papastra, të ndyra, të sëmura dhe madje edhe të mallkuara gjatë atyre ditëve.

SHKARKO APP