Udhëtimi i Ismail Qemalit në Siçili

Pietro Scaglione që përshkruan këtë udhëtim historik te Ismail Qemalit na bën një shërbim të shquar. Ne të shohim me habi dhe me dridhje te forta shpirti se vëllezërit e gjakut tone e pritnë Atin e Kombit të udhëhequr si të thuash nga një fuqi profetike se Ay një dite do t’a nxirrte Atdheun në dritë… 

Nga Gezim Llojdia

Botimi “Kujtimet e Ismail Qemalit” është një ndër 1000 copët   në gjuhën  shqipe të publikuara për herë të parë në Toronto,Kanada. Brenda këtyre kontureve,brenda faqes së parë të këtij botimi gjejmë emrin e përkthyesit nga anglishtja  Reshad Agaj.Faqja e dytë shfaq këto  të dhëna: The Memoirs of  Ismail Kemal Bey  që kujtimet e Ismail Qemalit si dhe editorin  që në këtë rast është  Edited by SOMMERVILLE STORY ëith a preface by ËILLIAM MORTON FULLERTON Copyrights by Constable Publishers London. Permission granted for publication in the Albanian Language Jan. 9th, HARMONY PRINTING LIMITED TORONTO, CANADA
1.
Një fillesë e çuditshme: dy poezi në faqen 5. Fryte dritë e Shqipërisë,/ nga qytet i erret,/Ti veç dermën tin dhelpërisë/E  gëzoç na të mjerët./ Ti që kurdole  jetë/, Që  kur bëri nëna djalë,/ Kokën e mbajte përpietë/ Edhe shpirtin zjarr e valë.
(Nga  Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duçe J. Baba)
Poezia e dytë që është renditur pas kësaj  i përket lirik Poradeci(“Bjene Telat” — Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).
Bjenë Telat ven e vinë, Po na tundin Shqipërinë/, Toskerin, Gegërinë/, Me çdo vend me çdo krahine:/ Që në  Shkodër në Janinë/, Që në Vlor’ e në Prishtinë:/ Opopo ç’’fitoj Lirinë ! Opopo ç’u ngrit rrëmeti!/ Seç u tunt si vale deti:/ Posi  det që  vjen me valë/, Po vjen rëndë e me ngadalë/, E po ndjek Smail Qemale:/ Smail-burri i shpje në  Vlorë/ Me Flamur të kuq në  dorë/, Me Flamurin e Lirisë/, Mu ndë thelp të Shqipërisë/! Shqipëri moj Shqipëri/! Hidhe lark atë shami/ Që të treti në  të zi /Në vajtim e robëri!
2.
Faqja 7 :Udhëtimi i Ismail Qemalit në Siqeli:
Pietro Scaglione që përshkruan këtë udhëtim historik te Ismail Qemalit na bën një shërbim të shquar. Ne të shohim me habi dhe me dridhje te forta shpirti se vëllezërit e gjakut tone e pritnë Atin e Kombit të udhëhequr si të thuash nga një fuqi profetike se Ay një dite do t’a nxirrte Atdheun në dritë. Kjo çerdhe e mrekulluarshme e arbëresheve na del para syve në atë kohe të largët të 1903 si një qendër ku valojnë këngët e bukura të Arbëris me bandën në krye dhe ku Shoqëria Kombëtare Shqiptare cvillon aktivitetin e vet për çlirim te Atdheut. Shume interesante të  vrehet se si, qysh në atë kohë  Ismail Qemali sheh rrezikun e Shqipërisë nga Rusija dhe kërkon t’i hapë sytë dhe Italisë vetë duke dashur që  të  kuptojnë se fati ynë dhe i atyre vetë është i njëjtë andaj duhet të ndihmojmë njëri tjetrin . . .
Po kush ish ky Pietro Scaglione dhe c’ka bërë? Qe një shqiptar i flaktë nga arbëreshet e Siqelisë i cili lindi ne Plana dhe sosi ditët e  tij në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Nuk dihet as data e lindjes as ajo e vdekjes. Ka qenë shumë  i varfër dhe vetë mësoj si autodidakt i shtyre me tepër që t’i shërbej idealit tij që aqë me buçitje valonte në zemër. Në Shtetet e bashkuar nxori për disa kohe një gazete me emrin “Afrimi” dhe në 1929 e ndryshoj në “Albania”. Gjithë jetën rrojti i varfër se gjithë  c’kish i prishte për botime.
Vëllimi nga është nxjerre përshkrimi i udhëtimit të  Ismail Qemalit në Siqeli quhet “Historia e Shqiptareve te Italisë” dhe mban gjithashtu një perhyrje nga Lumo Skendua (Midhat Frasheri) i cili në atë kohe ndodhej ne Barcelone (8 Prill 1921). Qofte perhyrja e Midhat Frasherit qoftë parethenja e Prof. Josef Kadikame lavdërojnë veprën e këtij arbreshit te flakte Petro Scagliones. Në perhyrjen e Midhat Frasherit lexojmë midis te tjerave: “Kam dëgjuar se arbreshet, pasi dalin nga kisha, burra, gra dhe fëmijë, kthehen nga dielli — drejt asaj pike ku në  kujtim të  tyre janë varret e stërgjysheve — bien në  gjunjë dhe këndojnë një kantike patriotike. Nuk e di në jetën t’ime gjë me të  mallëngjyeshme dhe me poetikërisht sentimentale se këto lutje, që lutje ,është  dhe një hov, një klithje e zemrës drejt një vendi prej të  atit fati i verbër i ka ç’këputur po që  gjaku nuk i le t’a harrojnë.

SHKARKO APP