Home POLITIKE ”Lamtum...

”Lamtumirë Bos”, Rama për Kissinger: Mirënjohje që më dhuruat një nga bisedat më të bukura që mbaj mend

489
0

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger, duke i cilësuar librat e tij si një pasuri e paçmueshme të një urtësie të rrallë. Kreu i qeverisë tregon edhe për bisedën e zhvilluar me Kissinger, duke e quajtur si kohë të çmuar dhe një prej bisedave më të bukura.

Postimi i plotë

Librat Tuaj i mbeten njerëzimit si pasuria e paçmueshme e një eksperience dhe urtësie të rrallë, e do të jenë në dispozicion të kujtdo sot e gjithmonë, që do të dojë të aftësohet mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën.

Balancat mes fuqive dhe realizmin politik në ruajtjen e paqes e në projektimin e rrugëdaljeve nga konfliktet ndërshtetërore; të menduarit strategjik dhe perspektivën afatgjatë të politikës së jashtme; rolin e shkencës joekzakte të historisë dhe rëndësinë e talentit të individit kur duhen marrë vendime përballë mjegullës së të nesërmes.

Mua personalisht do të më mbetet edhe mirënjohja për kohën e çmuar që më kushtuat bujarisht, duke më dhuruar një ndër bisedat më të bukura që mbaj mend. U prehshi në paqe Dr.Kissinger.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit