Laporta: Do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer Messin te Barça

Pas fitores së titullit kampion të La Liga, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për kthimin e mundshëm të Leo Messit në shtëpi në kanalin “Jijantes Twitch”.

Kreu i klubit kalatalanas theksoi se do të bëjnë gjithçka që ta rikthejnë kampionin argjentinas në “shtëpi”.

“Ne do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer Messin te Barça. Ne e shpëtuam klubin nga një nga pikëpamja ekonomike dhe tani po punojmë për të krijuar një ekip gjithnjë e më konkurrues”, tha Laporta.

SHKARKO APP