Lautaro Martinez: Asllani është e ardhmja, më ka habitur!

Lautaro Martinez, kapiteni i Inter mendon se Kristjan Asllani është lojtari i së ardhmes për zikaltërit. Në një intervistë të fundit, argjentinasi zbuloi bisedën në fillimin e sezonit me mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë, duke i dhënë atij një këshillë shumë të vlefshme.

“Inter është shtëpi ime, kështu jam ndjerë nga dita e parë në Milano. I detyrohem gjithçka shoqërisë dhe tifozerisë zikaltër, ta ngrija trofeun si kapiten ishte e jashtëzakonshme. Skuadrës i kam thënë që në fillim që një kapiten ka nevojë për të gjithë, dhe ata më kanë mbështetur gjithnjë.

Një shembull? Në fillimin e sezonit fola me Asllanin dhe i thashë se duhej të “gjallërohej” pak, të bënte më shumë. Nuk më foli për disa ditë, por pastaj më falenderoi, ai ka gjithçka për të qenë lojtari i së ardhmes”, deklaroi Lautaro.

 

SHKARKO APP