Lëkundje tërmeti fiks pas dy vitesh, në të njëjtën orë

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë pak më parë në Tiranë. Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 3.9 ballë .

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë vetëm 24 km larg Tiranës, por lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë ndjerë edhe në qytete të tjera.

Ndërkohë kujtojmë se pikërisht dy vjet më parë, më 21 shtator 2019, në të njëjtën orë, Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm, i cili në një farë mënyre i parapriu tërmetit të frikshëm të 26 nëntorit. Të jetë thjesht një koinçidencë, apo ndonjë lidhje e fenomeneve gjeologjike? Mendimi i ekspertëve është me shumë interes në këtë rast.

SHKARKO APP