Letra e Princeshë Dianës, dalin në dritë të fshehtat: Frika e saj nga…

Edhe pse kanë kaluar 26 vite nga vdekja e saj, Princeshë Diana është në qendër të lajmeve. Ajo ishte e shqetësuar për jetën e saj të re pas divorcit nga Charles. Në një letër të sapo zbuluar, princesha e ndjerë shpreh “terrorin” e saj për beqarinë para se të ndahej nga Mbreti Charles.

Sipas The Telegraph, Diana përmendi “rrethanat personale veçanërisht në lidhje me martesën time me Princin e Uellsit” si arsyen e dorëheqjes nga roli i saj në bamirësi, ku ajo ishte një mbrojtëse.

Princesha e ndjerë shpjegoi se nuk ishte në gjendje të siguronte nivelin e “angazhimit” të kërkuar për rolin pasi duhej të “riorganizonte” jetën e saj. Ajo shtoi se megjithëse mbeti optimiste, kishte ende “shumë çështje” që duhej t’i zgjidhte. Në letrën e saj, Diana shpjegoi se po shkruante “me trishtim të madh” për të dhënë dorëheqjen nga pozicioni i saj si mbështetëse e bamirësisë.

”Siç e dini, marrëdhëniet e mia personale, veçanërisht në lidhje me martesën time me Princin e Uellsit, kanë qenë objekt spekulimesh të detajuara muajt e fundit dhe kjo së shpejti do të zyrtarizohet në mënyrën e zakonshme ligjore. Edhe pse hyj me shpresë në të ardhmen, e bëj edhe me frikë, pasi ka disa çështje për t’u zgjidhur”,-shkruhet në letër.

SHKARKO APP