Leverkusen gjithnjë e më pranë titullit të parë në Bundesligë, shkon +10 pikë nga Bayerni (VIDEO)
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2024/03/lever-1.jpg)
Bayer Leverkusen përfiton nga ndalesa e radhës së Bayernit dhe tashmë e sheh veten me 10 pikë me shumë në krye të renditjes. Skuadra e Alonsos fitoi pastër 2-0 në transfertën ndaj Koln.
Ishte një ndeshje që “Aspirinat” e patën të thjeshtë, pasi 14 minuta nga starti i ndeshjes Thielmann u ndëshkua me karton të kuq. Leverkusen do të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 37-të me Jeremie Frimpong, ndërkohë që Grimaldo në minutën e 73-të realizoi golin e dytë.
Granit Xhaka si gjithmonë ishte titullar, duke bërë një tjetër paraqitje të nivelit të lartë për të udhëhequr ekipin e tij drejt titullit të parë kampion. /R.Lika-Koha Jonë/
![Grimaldo Strikes As B04 Go 10 Clear | 1. FC Köln - Bayer Leverkusen 0-2 | Highlights MD24 – BL 23/24](https://i.ytimg.com/vi/znsVWB2TjRY/maxresdefault.jpg)