Leverkusen mbetet e pathyeshme, barazon në “frymën e fundit” ndaj Dortmundit

Bayer Leverkusen vijon rrugëtimin pa humbje këtë sezon. Skuadra e Xabi Alonso-s mori një pikë ndaj Borussia Dortmund në “Signal Iduna Park”, në takimin e javës së 30-të të Bundesliga që përfundoi me barazimin 1-1.

Me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura. Vendasit ia dolën që të zhbllokonin sfidën në minutën e 81-të me Fulkrug që i dha avantazhin Dortmund-it.

Kur dukej se sfida po përfundonte me fitoren e “verdhezinjve”, në minutën e fundi të shtesës, në të 90+8’ Stanisic u dhuroi barazimin “aspirinave”.

Dortmund renditet në vend të pestë me 57 pikë, ndërkohë që Leverkusen kryeson me 80 pikë.

SHKARKO APP