Lëvizje e befasishme në Seria A, Calhanoglu pranë kalimit tek Interi

Në pritje për të mësuar më shumë mbi gjendjen e Christian Eriksen dhe gjasat që ai ka për t’u rikthyer sërish në fushë me fanellën zikaltër, drejtuesit e Interit duket se kanë gjetur alternativën.

Marotta e Ausilio kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e Hakan Calhanoglu, fantazist turk të cilit i ka përfunduar kontrata me Milanin dhe që deri tani nuk ka dhënë sinjale rinovimi.

Fantazisti 27-vjeçar ka kërkuar një pagë sezonale prej 5 milionë eurosh neto për të vijuar bashkëpunimin me kuqezinjtë e Milanit, të cilët nga ana tjetër nuk kanë ndërmend të shkojnë përtej 4 milionë eurove, përfshirë edhe bonuset.

Pikërisht këtë situatë po e shfrytëzojnë drejtuesit e Interit, që janë gati të transferojnë turkun Calhanolgu në anën zikaltër të Milanos, duke i ofruar pagën që ai kërkon, të ndihmuar edhe nga fakti që futbollisti është i lirë dhe nuk kanë nevojë të shpenzojnë për të blerë kartonin e tij.

 

 

SHKARKO APP