Lewandowski thumbon Haaland: Nuk e di nëse do të jetë një yll në vitet në vijim

Robert Lewandowski dhe Erling Haaland janë padyshim sulmuesit më të mirë në Bundesligë dhe ndër më të mirët në botë. 34-vjeçar polak ka kaluar sezone me rekorde te Bayerni, ndërkohë që 21-vjeçari norvegjez po mahnit te Dortmundi dhe që prej dy sezonesh është objektivi kryesor i ekipeve të mëdha në kontinent.

Nga janari i vitit 2020, ylli nordik ka shënuar 80 gola në 79 ndeshje zyrtare, ku ka shkelur fushën e blertë. Lewandowski ka statistika edhe më të pabesueshme në të njëjtën periudhë, 107 realizime në 90 përballje. Në një intervistë për mediat polake, “Lewa” tregon me fjalë që marrëdhënia mes tyre është ajo që pritet nga një rival.

“Haaland është një lojtar që ke qejf ta shohësh, por vetëm për faktin se ka potencial të madh, nuk duhet nënkuptuar që do të jetë një yll në vitet në vijim”, deklaroi ai për revistën PilkaNozna.

Sulmuesi i kampionëve të Gjermanisë shtoi se “nuk mund të krahasohen një 33-vjeçar dhe një 21-vjeçar, secili ka zhvillimin e vet, por ai është i fortë, fizik, dhe loja e tij bazohet te kjo gjë. Unë kam cilësi të ndryshme”.

SHKARKO APP