Liceu Artistik i Tiranës, bashkëpunim me shkollën e Muzikës në Gjilan

Liceu artistik i Tiranës, do të bashkëpunojë me shkollën e Muzikës në Gjilan. Drejtori komunal i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica priti sot në një takim pune delegacionin e Liceut artistik të Tiranës, kryesuar nga drejtori Shkëlqim Sirika.

“Gjilani është krenar që bashkëpunimin e ka prej kohësh në një dimension shumë të gjerë me Liceun Artistik të Tiranës dhe përvojat por edhe bashkëpunimi që është duke ndodhur në këtë fazë është mbresëlënës dhe shumë premtues. Edhe në të ardhmen urat lidhëse do të jenë në kuadër të aktiviteteve të shtuara mes Gjilanit dhe Tiranës”, tha Gagica.

Drejtori i Liceut Artistik të Tiranës, Shkëlqim Sirika, tha se nga ajo që ka parë deri tani në Gjilan dhe në shkollën e Muzikës në veçanti, dëshmon për një vendosmëri në zhvillimin e të nxënit dhe krijimit të talenteve.

SHKARKO APP