Home POLITIKE Lidhja me Erd...

Lidhja me Erdoganin, politika greke “dënon” Shqipërinë. Doganat vijojnë të mbyllura

41
0

Në një kohë që Shqipëria e ka fituar sfidën e madhe me Covid-19, pasi lufta vijon dhe ka hapur portat për të gjithë turistët nga e gjitha bota, Athina vazhdon masat ekstreme ndaj vendit tonë. Pa justifikim, qeveria greke ka vendosur të lërë të pa ndryshuara masat dhe të mbajë të mbyllura doganat që lidhin vendin me Shqipërinë dhe Turqinë.

Vendimi u mor prej zv.ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Kardhalias dhe vlerësohet si tepër i ashpër dhe “dënues” për Shqipërinë dhe Turqinë, edhe pse shifrat e pandemisë në vendin tonë janë shumë herë më të ulëta sesa analogjia e Greqisë për 100.000 banorë.

Po ashtu një pikë e fortë që se Athina “dënon” Tiranën dhe Ankaranë, kjo për shkak të marrëdhënieve të tyre të mira, pasi tashmë askush nuk beson më se janë shifrat e pandemisë ato që mbajnë bllokuar kufirin, por vetëm “kapriçot” e politikës greke, ose e zv.ministrit grek të Mbrojtjes së Qytetarit, qëndrimet anti shqiptare të të cilit tashmë janë publike në të gjithë Greqinë.

Shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë për turizëm në Greqi, do të duhet të zgjedhin Turqinë, ose të presin deri në datën 14 qershor me shpresën e hapjes së kufirit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit