LIVE/ PS-ja mbledh online Asamblenë, Rama mungon. Është nisur drejt Turqisë

Siç edhe ishte planifikuar, ka nisur online mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste, por kreu Edi Rama mungon pasi është nisur drejt Turqisë.

Në rendin e ditës parashikohen 6 pika kryesore ku mes tyre miratimi i projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm në 12 qershor, analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore si miratimi vendimit për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë.

Më datë 12 qershor socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste. Më herët Edi Rama ka thënë se një arsye pse është vendosur kjo datë ka të bëjë me numrin e viteve të qeverisjes së socialistëve përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.

SHKARKO APP