Home Sporti Liverpool-Mil...

Liverpool-Milan, ja disa gjëra që nuk i dinit për këtë super ndeshje

90
0
Paolo Maldini Complains Ac Milan V Liverpool Ac Milan V Liverpool, Champions League Final Olympic Stadium, Athens, Greece 23 May 2007 PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: Allstar/RichardxSelle 12876178

Sonte në mbrëmje do të luhet një sfidë spektakolare mes Liverpoolit dhe Milanit. Kuqezinjtë rikthehen në kompeticionin më të rëndësishëm për klube pas një mungese të gjatë, ndërkohë që mungesa e madhe do të jetë Ibrahimovic, i cili është i dëmtuar. Po le të ndalemi te disa statistika shumë interesante për këtë duel.

  • Liverpool dhe Milani janë takuar vetëm në dy raste të mëparshme në kompeticionet evropiane, në të dyja rastet ishte në finalen e UEFA Champions League. “The Reds” fituan 3-2 me penallti në 2005, ndërkhë që u mundën 1-2 në vitin 2007.
  • Milani ka fituar vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit ndaj skuadrave angleze, ka barazuar 4 dhe ka humbur 8. Fitorja e vetme ka qenë kundër Arsenalit në shkurtin e vitit 2012, në shifrat 4-0.
  • Që nga sezoni 2017-18, vetëm dy skuadra kanë fituar më shumë se Liverpooli (25),që anë Bayerni (31) dhe Manchester City (30). Ata janë dy ekipet e vetme që kanë shënuar më shumë se Liverpooli (95), ndërkohë që Bayerni ka realizuar 112 dhe City 96.
  • Milani ka fituar vetëm dy ndeshje në 8 të fundit në kompeticionet Europiane, teksa ka barazuar 4 dhe ka humbur 2. Ata do të luajnë për herë të parë në fazën e grupeve në Champions që nga marsi i 2014, ku u eliminuan nga Atletico Madrid. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit