Liverpool tashmë me tranjer të ri, reagon klubi: Zyrtarisht pozicionin e merr më 1 qershor 2024

Arne Slot është trajneri i ri i Liverpool-it. The Reds kanë zyrtarizuar pasardhësin e Klopp, i cili do të largohet nga Feyenoord-i. “Klubi i futbollit Liverpool mund të njoftojë se Arne Slot ka rënë dakord për një marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri i klubit, duke marrë zyrtarisht pozicionin më 1 qershor 2024, me kusht që të ketë leje pune. 45-vjeçari do t’i bashkohet Reds nga Feyenoord përpara sezonit 2024-25, pasi u arrit një marrëveshje me klubin Eredivisie për shërbimet e tij”, njofton klubi i Liverpool në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP