Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Luton dhe shkon +5 nga M.City

Liverpool triumfon me përmbysje 4-1 ndaj Luton në Anfield dhe merr 3 pikë shumë me vlerë në kampionat. Luton rrealioi në portën e mbrojtur nga Kelleher në minutën e 12-të, me anë të Ogbene.

Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Jurgen Klopp u vendosën në kërkim të golit të barazimit. Van Dijk shfrytëzoi në maksimum një asist të Mac’allister, për të mposhtur Kaminskin. Liverpool përmbysi sfidën shumë shpejt, me Gakpo.

Për të vulosur një herë e mirë suksesin mendoi Diaz. Në fund pati kohë edhe për Elliott. Liverpool kryeson kampionatin me 37 pikë, 5 pikë më shumë se City ndjekës.

 

SHKARKO APP