Liverpooli fiton ndaj Fulham, Broja e ndjek ndeshjen nga stoli

Liverpool merr një fitore të rëndësishme 1-3 në transfertën e Fulham, ndeshje e vlefshme për javën e 34-ët të Premier League.

Alexander-Arnold zhbllokoi ndeshjen me goditje dënimi në minutën e 32-të. Megjithatë Fulham ia doli që të barazonte brenda pjesës së parë, me Castagne.

Liverpool vazhdoi me sulmet në pjesën dytë, me Gravenberch që riktheu avantazhin me një super goditje në minutën e 53-të, ndërkohë që Diogo Jota shënoi golin e tretë për “The Reds”.

Armando Broja e ndoqi këtë ndeshje nga stoli. Pas këtij takimi Fulham renditet në vend të 12-të me 42 pikë, ndërkohë që  Liverpool renditet momentalisht në vend të dytë me 74 pikë, po aq sa Arsenal-i.

SHKARKO APP