Locatelli si Ronaldo, heq shishet e Cola-Cola-s nga tavolina (VIDEO)

Gjatë këtij Kampionati Europian, futbollistët kanë zgjedhur të bëjnë shou edhe në konferencat për shtyp. Cristiano Ronaldo ishte i pari që hoqi shishet e Coca Cola-s nga tavolina e konferencës për shtyp, duke ftuar të gjithë që të konsumojnë më mirë ujë.

Veprimi i CR7 kishte pasoja të konsiderueshme për kompaninë e famshme të pijeve duke bërë këtë të fundit që të humbte 4 miliardë dollarë në një ditë të vetme.

Një ditë më votën, ishte Paul Pogba ai që largoi po ashtu nga një konferencë shishen e birrës Heineken, një tjetër sponsor gjeneral të “Euro 2020”. Mbrëmjen e djeshme ishte Locatelli, i cili në mënyrë demonstrative largoi shishet e Coca Cola-s.

SHKARKO APP