Luan Baçi dhe Petrit Vasili: Katastrofë në Fier nga djegia e mbeturinave, bashkia dhe qeveria të vdekur!

Luan Baçi dhe Petrit Vasili, dy deputetë e zgjedhur nga PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 prillit, kanë reaguar ashpër për emergjencën mjedisore në Fier të shkaktuar nga djegia e fushës së mbetjeve.

Në një postim në facebook, Baçi dënon me forcë mosreagimin e autoriteteve mbi situatën që vijon përshkallëzimin. Ndërsa zjarri vijon në fushë, tymi toksik ka mbërritur deri në qytetin e Fierit.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagoi për mbeturinat që po digjen prej dy ditësh në Bashkinë e Fierit, duke shkaktuar një katastrofë dhe një dëm të madh për shëndetin e qytetarëve.

“Katastrofe ne Fier! Fusha e mbeturinave ne Mbrostar ne flake e tym. Bashki e Qeveri te vdekur. Shendeti i banoreve ne rrezik”, shkruan Vasili.

SHKARKO APP