Luan Baçi paraqitet në SPAK
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2024/05/luan-baci-1.jpg)
Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Baçi është parë mëngjesin e sotëm të hyjë brenda ambienteve të SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së deputetit të Rithemelimit në SPAK. Ndërkohë vetë ai, ka deklaruar se ka qenë dhe herë tjetër në SPAK, pasi ndaj tij kishte një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme për fshehje pasurie.
Herën e kaluar në SPAK, Baçi tha se kishte bërë një deklarim pasurie, pasi këtë ia kishte kërkuar një ‘oficer i SPAK’.