Home Sporti Luis Enrique ...

Luis Enrique i “uritur”: Duam të gjithë trofetë këtë sezon!

25
0

Trajneri i PSG, Luis Enrique beson se skuadra do fitojë të gjitha trofetë e mundshëm këtë sezon.

“Po punojmë me seriozitet dhe shumë entuziazëm. Synimi ynë është i njëjtë: duam të fitojmë kampionatin sa më shpejt. Do të luajmë edhe finalen e Kupës dhe gjysmëfinalet e Championsit.

Detyra ime është të përmirësoj skuadrën dhe të menaxhoj secilin lojtar individualisht. Meritat shkojnë për djemtë, por ata duhet të dëgjojnë gjithmonë fjalët e trajnerit për të mirën e tyre dhe të grupit.

Mendoj se jemi rritur gjatë sezonit, por mund të përmirësohemi ende. Që në ditën e prezantimit tim këtu u fol për dëshirën e madhe për të fituar çdo kompeticion ku marrim pjesë.

Një muaj e gjysmë përpara fundit të sezonit jemi në garë për fitimin e tripletës. Ky ishte objektivi ynë, dhe ne po arrijmë ta realizojmë. E kemi mundësinë për të fituar gjithçka”, u shpreh Luis Enrique.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit