Luizi e përmend çdo ditë në ”Big Brother Vip”, Berisha e falënderon për dollinë: Është mjeshtër

Tashmë i cilësuar si fenomen, këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të jetë tema kryesore e debateve dhe bisedave në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por edhe jashtë saj.

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur përshëndetjeve dhe simpatisë së shprehur të Luizit për liderin demokrat, i cili çdo ditë e përmend këtë të fundit.

Kurse pak ditë më parë, teksa po festonin ditëlindjen e Kiarës, këngëtari kërkoi që të ngrihet edhe një dolli në shenjë respekti për kryetarin e PD-së.

“Është një demokrat i njohur në gjithë jetën e tij. Ka një energji të pashtershme, siç e dëshmon. Një njeri që ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshëm. Një mjeshtër në marrëdhënie publike. E falënderoj shumë për dollinë”, u shpreh Berisha në fund të intervistës së zhvilluar në “Syri Tv”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP