Luka Modric drejt fundit të karrierës, Ancelotti mendon një rol ndryshe për të

Luka Modric është në fundin e karrierës si futbollist. Mosha 38 vjeç të bën të mendosh se futbollisti kroat me shumë mundësi nuk do të jetë më në projektin e Reali.

Numri 10 ka akumuluar pak më tepër se 1000 minuta këtë sezon, duke vuajtur për të fituar një vend si titullar në radhët e ekipit të Ancelotit. Pavarësisht kësaj italiani e vlerëson shumë kapacitetin e tij si lojtar por edhe si një trajner i ardhshëm.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Carlo Ancelotti dëshiron që Modric të jetë pjesë e ekipit të trajnerëve në stol dhe i ka ofruar për të punuar në stafin e tij si ndihmës që nga sezoni i ardhshëm nëse vendos të tërhiqet nga futbolli i luajtur në përfundim të këtij edicioni.

Nga ana e tij Modric e ka vlerësuar ofertën por duke e refuzuar në parim pasi mendon se ka ende për të dhënë në fushën e blertë qoftë te Reali i Madridit apo te ndonjë skuadër tjetër.

SHKARKO APP