Fshati qeveris qytetin…

Nga Agim Jazaj

Një emigrant i sapoardhur këto ditë, kish shkuar në një ndër zyrat e bashkisë së tij, në Vlorë për të marë një shërbim, po kishte marë me vehte vargjet e hershme të madhit, poetit dhe ish kryebashkiaku të parë të Vlorës, Ali Asllani:

“Shyqyr zotit, s’ka më mirë, Lumturi dhe bukuri, Dhe kur vjen e ju qan hallin, Varni buz’ edhe turin”!

Kur pa që nëpunësja po i nxirrten pengesa, yçkëla të njëpasnjëshme, e kapërdisur këmba mbi këmbë, me syzet e diellit në majë të kokës, me një mosëpërfillje dhe kapadaillëk, deri duke treguar se këtu jam unë, pa e ditur dhe fare, pa e njohur se çdokush në zyrat e shtetit është shërbëtor, qiraxhi, ndonëse disa e shumë si këta e quajnë se: janë pronar në zyrat e shtetit! I gjendur mes mungësës së vullentit, të cilin “se kam ndeshur as në vendin e huaj, përkundrazi edhe atje gjendemi, pritemi dhe përcillemi me ndjeshmërinë, dhëmsurisë njerëzore, madje me etikën zyrtare nga të huajtë, për të huajtë”- rrëfente emigranti, i bërë farmak.

Përballemi me arrogancën dhe prepotenca e shtetit, të ngritura në sistem; vertikalisht dhe horizonatlisht, me kapacitetin maksimal!

Por kjo nuk është çudia e ditës dhe e vetme…

 

 DIALOGU VIJON:

-“Po të jeni nga Vlora, të paktën na thuaj mbiemrin.

– Jo nuk jam nga Vlora- u përgjigj serbes zyrtarka.

-“Ah, të ka zënë qymyri në Vlorë?

-Jo- kam ardhur këtu dhe jam integruar.

-Jeni nga “Lëvizja e Lirë”, e katapultuar zyrtare?!

Dialogu vijoi për të dalë dhe tema e ditës.

-Jemi integruar edhe ne këtu, si ju atje në emigracion.

-Ju shkuat, emigrant në emigracion, ne migruam në vendin tonë, erdhëm në Vlorë.

Më pastaj në koridoret e zyrave kalojnë serbes zyrtar-zyrtarkat, taka larta.

-Ore kush e njeh ata juristen nga ka zbritur?

-Edhe ajo nga Shqipëria ka ardhur, nga Librazhdi në Vlorë.

-Po ai brigadieri në komunale?

-Edhe ai nga Korça ka mbërrijtur, nga Shqipëria.

-Po ai, ata elektriçistët në OSHEE?

-Edhe ata nga shtatë male kaptuar kanë zbritur…

Atje kanë marë pronë, tokë e bagëti, kullota, këtu kanë pushtuar hapsira, janë punësuar në zyrta shteti. Disa kanë sjell me vete tufën e dhive, qentë për zinxhiri dhe lopët për litari!

Sa ankaronike: Një person nëse ka marrë tokë sipas ligjit, nuk mund të përfitojë asistencë! Dhe po ky person duhet të punojë në administratën shtetrore, të diskrimonohet ai, ata që nuk kanë marë pronë, tokë e nuk mund të përfshihen për punë, në administratën shtetrore.

“Lëvizja e Lirë” ka zhvleftësuar vendasit!

Kjo është çështja që bie në sy e nuk shikohet me sy, nga sy mbyllurit, politikëbërsit, shtet drejtues-rrënuesit!

Një miku im rreth kësaj teme, “konkurimin, përzgjedhjen, gradimin” në administratë e kishte formuluar në vargjet:

Të konkurosh, në administratë, Nuk të duhen trut, duhet të jesh trap!…

Këtij krahasimi, i referohen shpesh njerëzit që kanë migruar, ose e thënë shqeto nga “Lëvizja e lire” (me kosto të shtrënjtë), referim i pa arsyeshëm dhe abuziv, të cilën e dëgjojmë shpesh, në buzëdetin e Vlorës, të zaptuar nga ardhacakët, kryesisht ata që pushtuan e ndërtuan kudo, kuturu dhe u paisën me; “Shaban Tapinë” e “Lame tapinë”.

Emigrimi ynë dhe migrimi juaj, nuk kanë asnjë pikë të përbashkët- vijon arsyetimin dhe krahasimin emigranti i rrebeluar. Ne emigrantët, shkuam atje, por nuk i diktuam ata, të ndryshojnë, të ndikojmë dhe imponojmë në psikologjinë, mënyrën e jetesës, të administratës, nuk bëm si t’na thoshte rradakja, të zaptonim prona, buzëdetit, troje, të ngrininim shtëpi ku të mundënim. Dhe jo më të zinim zyrat e atyre- të kapërdiseshim. Atje nuk mund të ngulësh një gozhdë në shtëpinë tënde, e jo më të zaptosh e pushtosh prona, të zësh e tundesh në zyra!

Atje ka një parim thelbësor, të cilin e admirojmë, po nuk e zbatojmë ne këtu: Emigrantët kurrë nuk mund të integrohen më përpara vendasve, nuk mund të kapin zyra shtetrore, nuk mund të ndërtojnë e zaptojmë siç ndodh këtu. Nuk mund të shkojnë as në punë parpara vendasve. Nuk mund të integrohen, duke çintegruar ata, vendasit, si ka ndodhur këtu me migrimin, duke rrënuar paraimet themelore, Çintegruar, fyer, abuzuar e përdhosur vendasit, deri në të tilla kuata!

Meraku dhe i emigrantit ishte dhe mbetet:”Integrimi vjen nëpërmjet konkurimit, apo nëpërmjet korruputimit, trurit apo trapit”?!

Nëse dje në sistemin që lamë pas ishte privacion të hyje në qytet, sot ky privacion ka ndryshuar kahje për qytetarët autokton.

“Mao Ce Dun Ideja”: “Fshati Rrethon Qytetin” është zvëndësuar me “Fshati Qeveris Qytetin”. Kjo psikologji e “integrimit”, nga “Lëvizja e Lirë” nuk mund të vijë, të realizohet duke integruar të ardhurit e duke Çintegiruar vendasit!

Ndaj shumë vlonjatë dhe jo vetëm, e shikojnë veten të fyer nga kjo ”përzgjedhje” perverse, çuditen dhe pyesin”:

“Thua të kenë më shumë aftësi për të drejtuar e organizuar këta të ardhurit, nga prurjet rurale dhe me psikologji rurale?

Të ket defiçencë qytetaria vlonjate, të hidhet grepi përtej lumit, matan detit, e prapa malit”?!

 

  LËVIZJA E LIRË, ME KOSTON E SHTRËNJTË

 

Shteti ynë ligjëron, shënjtëron të paligjshmem dhe shëmton, çligjëron të ligjshmen. Legalizon ndërtimin pa leje, nuk njeh të trashëguarën, shëmb të shënjtën, historiken, memorjen e kombit!

Kjo aksiom në këtë përzgjedhje, përligjet sepse nga ky “rasat” kap epruveta, “azinenë”, më të përshatëshëm për t’u përdorur e keqpërdorur nga politika e grabitqarë-zullumqarëve!

Edhe Napoleoni për punë të këqia, gjente njerëz të këqinj!

Ndërsa vendasit, qofshin dhe këta vlonjat, janë paksa të ndjeshmë për bashkëqytetarët e tyre, janë të privuar të bëjnë zullume mbi bashkëqytetarët, por dhe mbi të ardhurit nga “Lëvizja e lire”!

Migratorët kanë braktisur, lënë bosh zonat e banuara, pa shfrytëzuar resurset dhe mbipopulluan këto qytete, sa mezi mer frymë! Dëmi është i shumëfishtë: Andej shkretuan, këtej shëmtuan e shkatërruan!

Një lloj sikur; Gotës t”i hidhnim bidonin e ujit!

Kjo është politikë- rrumpalla 27 vjeçare e zhvillimit pa busull e prognozë, e cila ka sjellë të sigurtë pasigurinë e nesërme!

*Ka mbi 60 vite kur shkelte në Austri, në gjithë vendet e Europës, ish shoferi i eksportit Bego Sinanaj. Dhe sot ai kujton me dhimbje kur sheh Vlorën e tij, teksa pijmë kafen te Servet Aliko, këtë katrahurë me pallatet 12-të e 15-të katësh, të zënë frymën. Me gjithë këtë mbipopullim: Mbi 6000 apartamente e thënë nga gjuha zyrtare, rrinë e shullëhen në diell, pa llogarituar ata të mbyllur, dyqanet qepenmbyllur me mijëra në katet e para, shikojnë me sytë përpjetë. Dhe… kur mendon e shikon atë zbrazje andej nga fshatrat e qytetet e tjerë, përballë kësaj ngjeshje, sa të mos marrësh dot as frymë në Vlorë, heq në shpirt miku ynë i çmuar. “Atje nuk mund të lihej asnjë vend, teritor pa u banuar, asnjë pëllëmbë tokë pa u punuar, asnjë cep i vendit pa u zhvilluar”, edhe në mal, në fush, në fshat.

“Ky “zhvillim”, te ne i thënçin, me mbipopullim e shpopullim, zbrazësi= babëzi, shtojnë vuajtjet, krizën e sotme dhe hatanë e nesërme, sepe politikat europiane, ku synojmë të shkojmë ne me busullën e thyer, për zvillimin ekonomike të vendit; kanë prognozë! Programojnë, jo vetëm për sot e nesër, jo në disa qytetet bregdetare, por në çdo cep të vendit; shikim largët dhe afat gjatë!

SHKARKO APP