Maignan: Harrojeni Donnarumma-n, tani nis epoka ime te Milani!

Porta këtë sezon te Milani do të mbrohet nga Mike Maignan, pasi Donnarumma vendosi që të niste një aventurë të re te PSG. Gardiani “francez” së fundmi ka folur për mediat italiane në lidhje me eksperiencën e re në Milano, atje ku stërvitet tashmë nga një portier legjendar si Dida.

“Te Milani është bërë gjithmonë një punë shumë e mirë me portierët, por natyrisht që edhe Donnarumma ka bërë mirë punën e tij. Tani nis historia ime dhe jam gati të bëj maksimumin.

Ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme kur mora telefonatën nga Maldini dhe ndonëse isha i përqendruar të bëja më të mirën me Lille, çuam përpara negociatat. Pritëm edhe ecurinë e situatës së Donnarummës, teksa në momentin e duhur hodhëm edhe firmën mbi kontratë. Më kontaktuan edhe nga Roma, por zgjodha të luaj për Milanin.

Jam pritur shumë mirë dhe kam ndjerë menjëherë një atmosferë shumë të bukur. Seria A është shumë impenjative dhe mund të përmirësohem edhe më shumë, por puna e portierit ka mbetur pak a shumë e njëjtë. Sigurisht që kërkohen aftësi në lojën me këmbë, por detyra kryesore mbetet në presësh në portë.

Dida si trajner portierësh? Ka qenë një portier i madh, që ka bërë gjithashtu një karrierë të jashtëzakonshme, ndaj është kënaqësi që do të stërvitem nga ai. Jam i sigurt që do të më ndihmojë të përmirësohem edhe më shumë”, deklaroi Maignan.

SHKARKO APP