Makina aksidenton 37-vjeçaren në Tepelenë

Një këmbësore është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Memaliaj-Krahës. Mësohet se 37-vjeçarja është dërguar në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua nga policia.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:15, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”, shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 37 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP