Makina ikonike e Lady Dianës del në ankand

Më 29 qershor, ankandistët e Reeman Dansie do të pranojnë ofertat në një Ford Escort Ghia dikur në pronësi të Princeshës Diana.

Makina ishte një dhuratë e fejesës nga Princi Charles që iu dha zonjës së atëhershme Diana Spencer dy muaj para dasmës së tyre, në vitin 1981.

Makina, siç është raportuar nga vetë shtëpia e ankandit ka udhëtuar rreth 133,000 kilometra dhe është akoma e pajisur me bojën dhe tapicerinë origjinale.

Çmimi fillestar i shitjes vlerësohet rreth 35 dhe 45 mijë euro.

Princesha Diana u fotografua shpesh në timonin e Fordit me katër dyer të vogla gjatë pjesës së hershme të marrëdhënies së tyre, duke përfshirë evente si fejesa zyrtare mbretërore dhe në udhëtime në fushat ku ajo shikonte Charles duke luajtur polo.

Më vonë makina kaloi 20 vite në posedimin e një koleksionisti në Mbretërinë e Bashkuar, i cili e mbajti atë në gjendjen origjinale bashkë me numrin e targës origjinale.

SHKARKO APP