Mallorca fiton ndaj Villareal, Muriqi shkëlqen me gol dhe asist (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk di të ndalet në LaLiga. Në suksesin 4-2 ndaj Villareal sulmuesi i Mallorcas u bë sërish protagonist me gol dhe asist.

Mallorca realizoi që në minutën e 14-të të takimit me Kadeëere pas një asisti nga Muriqi, por Morales vendosi barazimin. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Mallorcas pas golit të realizuar nga Rodriguez.

Ky i fundit realizoi edhe golin e tretë për skuadrën vendase. Në minutën e 63-të, Muriqi plotësoi pokerin për Mallorcan, duke vulosur edhe rezultatin final të takimit.

Me këtë gol, Muriqi shkon në kuotën e 9 realizimeve në LaLiga dhe mbetet golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.

SHKARKO APP