Home Sporti Manaj në form...

Manaj në formacionin më të mirë të javës në Turqi edhe pse nuk shënoi

31
0

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj është përzgjedhur në majën e sulmit për raundin e 37-të në elitën e futbollit turk. Manaj ka merituar notën 8.3 e cila është më e larta mes 11 emrave që janë në formacion.

Sivasspori i Manaj fitoi 1-3 në udhëtim kundër Istanbulspor, ndërkohë që lushnjari asistoi në minutën e 54-t për golin e tretë.

Edhe pse nuk shënoi vetë, Manaj sërish është lider për ekipin dhe në Turqi janë dashuruar me lojën e 27-vjeçarit. Ai pritet të jetë pjesë e listës që Sylvinho do të shpallë për në Euro 2024.

22 golat e këtij sezoni e kanë bërë Manajn të shumëkërkuar nga klubet më në zë të Turqisë dhe jo vetëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit