Home Sporti Manaj shënon ...

Manaj shënon gol sërish, dhe mbyt ëndrrat e Fenerbahçes për titull

52
0

Rei Manaj ka gjetur edhe njëherë rrugën e rrjetës këtë të hënë me Sivasspor, këtë herë në takimin ndaj Fenerbahçes.

Ekipi i sulmuesit shqiptar nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në këtë takim, por që nënkuptonte shumë për rrugëtimin e miqve për titullin kampion, i cili pas këtyre dy pikëve të lëna është gjithnjë edhe më larg.

Manaj u tregua i saktë nga 11-metra, penallti që u fitua nga vetë ai në minutën e 93 të takimit. Me këtë gol, 27-vjeçari shkon në kuotën e 17 golave në kampionat, me sezonin e parë te Sivasspor.

Rezultati i sotëm i jep një goditje të madhe Fenerbahces në garën për titullin, teksa e sheh veten me 4 pikë më pak se Galatasaray kryesuese. Sivasspor është i qetë në mesin e tabelës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit