Manastirliu: 40 ditë të vështira, por trinjakët te ”Koço Gliozheni” gëzojnë shëndet të plotë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foton e trinjakëve të cilët kanë fituar betejën për jetën në Maternitetin “Koço Gliozheni”, pas 40 ditëve të vështira në terapi intensive.

Po ashtu Manastirliu ka falënderuar ndër të tjera ekipin mjekësor për kujdesin e treguar, duke bërë me dije se familja e trenjakëve ka përfituar nga Bonusi i Bebes 360,000 lekë të reja.

“Pas 40 ditësh të vështira në shërbimin e terapisë intensive, trinjakët Roi, Ajsi dhe Ersa sot kanë dalë nga rreziku dhe gëzojnë shëndet të plotë. Mirënjohje për dr. Alma Hysa për përkushtimin ndaj trinjakëve që e fituan betejën për jetën su dhe për të gjithë stafin e Reanimacionit të Maternitetit “Koço Gliozheni”, për kujdesin e jashtëzakonshëm për të lindurit prematurë. Trinjakët kanë përfituar sot edhe bonusin e bebes prej 360,000 lekë të reja dhe së shpejti do të jenë gati të shkojnë në shtëpi”, shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP