Manchester City fiton me përmbysje derbin ndaj United, shkëlqen Foden me dopietë (VIDEO)

Manchester City ka arritur një fitore spektakolare 3-1 me përmbysje ndaj United, në duelin e luajtur në “Etihad Stadium”. Djajtë e Kuq kaluan në avantazh që në minutën e 8-të, me , Rashford që realizon një gol spektakolar dhe u jep avantazhin miqve.

Avantazh që zgjati deri në minutën e 56’, moment në të cilin Foden realizoi një perlë të vërtetë dhe barazoi për vendasit. Ndërsa ën minutën e 80’, i asistuar nga Alvarez, Foden përmbysi rezultatin me një tjetër super goditje.

Sfida u vulos në minutën e 90+1’, me Haaland që shënoi golin e tretë për skuadrën e Pep Guardiolës si dhe i dhuroi qetësi për minutat e mbetura.

Manchester City renditet në vend të dytë me 62 pikë, një më pak se Liverpool-i kryesues, ndërkohë Manchester United renditet në vend të gjashtë me 44 pikë.

 

SHKARKO APP