Manchester City fiton përmbysje spektakolare me poker ndaj Tottenhamit (VIDEO)

Manchester City dhuron spektakël mbrëmjen e sotme duke arritur një fitore shumë të bukur me përmbysje, 4-2 ndaj Tottenhamit. Skuadra e Guardiolës në fakt do të vuante shumë në 45 minutat e para, duke u shfaqur e përgjumur në fundin e saj.

Pas gabimeve të mbrojtjes së tyre, Kulusevski dhe Emerson do të përfitonin duke dërguar ekipin e Contes në avantazh të dyfishtë në dhomat e zhveshjes.

Manchester City zgjohet në fillimin e pjesës së dytë duke shënuar dy gola të shpejtë me dy sulmuesit e saj, Alvarez dhe Erling Haaland. Në minutën e 63-të, do të përmbysej gjithçka pasi Mahrez do të realizonte nga një pozicion i prirët.

Anësori algjerian nuk u ndal me kaq, pasi në fundin e ndeshjes i vuri vulën shpresave të rivalëve duke shënuar me parabël të lehtë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP