Manchester City shkatërron Wolves, Haaland dhuron spektakël me tripletë (VIDEO)

Manchester City dhuron spektakël në ndeshjen e javës së 21-të ndaj Wolves. Skuadra e Guardiolës mori një fitore të thjeshtë 3-0, duke shkuar në vetëm dy pikë diferencë ndaj Arsenalit, por topçinjtë kanë dy duele më shumë për të luajtur.

Erling Haaland do të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 40-të falë një asisti të bukur nga De Bruyne. Sulmuesi norvegjez nuk u ndal me kaq, pasi në pjesën e dytë do të shënonte dy gola të tjerë, njërin me penallti, për të marrë topin në shtëpi.

Haaland është golashënuesi më i mirë në Europë me 25 gola të shënuar. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP